• Kolegji Biznesi

    Kolegji "Biznesi"
    Vend i dijes dhe suksesit...
  • Kolegji Biznesi


    Kolegji "Biznesi"
    Vend i dijes dhe suksesit...
  • Kolegji Biznesi


    Kolegji "Biznesi"
    Vend i dijes dhe suksesit...
 

Struktura organizative dhe Aktet Nënligjore

Kolegji “Biznesi e realizon misionin e tij nëpërmjet  strukturave mësimore, shkencore, administrative . Struktura e Kolegjit”Biznesi” është e organizuar  mbi bazë fakultetesh, departamentesh dhe njësish të tjera akademike dhe administrative  . Organi  më i lartë menaxhuese në Kolegjin “Biznesi” është Bordi drejtues, i cili është përgjegjës për planifikimin, kontrollimin dhe menaxhimin e aktivitetit.

Organ  më i lartë  akademik është Këshilli i Lartë Mësimor Shkencor (KLMSH), me të cilin udhëheq dekani. Në Këshill përfaqësohen të gjitha njësit akademike dhe hulumtuese, si dhe përfaqësuesit e studentëve.

Ndërkaq, në kuadër të departamenteve ekzistojnë këshillat  mësimorë, me të cilët udhëheqin përgjegjësit e departamenteve.

Në kuadër të  Kolegjit ekzistojnë komisionet e punës siç janë: Komisioni për pranimin e studentëve; Komisioni për vlerësimin e angazhimit të stafit akademik, Komisioni për ekuivalentimin e notave dhe të plan-programeve, Komisioni për kontrollimin e cilësisë së studimeve, Komisioni për shqyrtimin e ankesave, Komisioni disiplinor, Komisioni për bashkëpunim dhe marrëdhënie me publikun etj.

Njësitë e zhvillimit akademik kujdesen për zhvillimin e procesit mësimor; për hulumtimin edhe zhvillimin e aktiviteteve në punën studimore; për menaxhimin e njësive të tjera mbështetëse, të orientuar për të ndihmuar studimet.

Njësia hulumtuese është e përbërë nga Instituti për Hulumtime Shkencore (IHSH), me njësi brenda saj, që merret me hulumtime ekonomike-juridike dhe me trajnimin  dhe zhvillimin e stafit akademik.

Në kuadër, të njësisë mbështetëse ekziston Shërbimi i administratës së përgjithshme, i cili është njësi përkrahëse për çështje akademike dhe studentore. Me këtë njësi përkrahëse udhëheq drejtori. Shërbimi i administratës së përgjithshme ka këto sektorë: Sektori për çështje administrative, Sektori për përkrahje logjistike dhe Sektori për çështje financiare.

Në Kolegjin “Biznesi” ekziston edhe Zyra për Vlerësimin e Cilësisë (ZVC), e cila menaxhohet nga drejtori i zyrës dhe stafi ndihmës si dhe koordinatori i ECTS-ve.

Në kuadër të strukturës së përgjithshme organizative të Kolegjin “Biznesi”  funksion edhe Shërbimi për studimet  master, si njësi e veçantë  në kuadër të Kolegjit “Biznesi”.

 


Aktet Nënligjore