• Kolegji Biznesi

    Kolegji "Biznesi"
    Vend i dijes dhe suksesit...
  • Kolegji Biznesi


    Kolegji "Biznesi"
    Vend i dijes dhe suksesit...
  • Kolegji Biznesi


    Kolegji "Biznesi"
    Vend i dijes dhe suksesit...
 

Sigurimi i cilësisë

Me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë akademike në Kolegjin “Biznesi” është themeluar Zyra për vlerësimin e cilësisë (ZVC), e cila ka hartuar procedurat dhe indikatorët e sigurimit të cilësisë, të cilat i përcjellë vazhdimisht nëpërmjet masës së nivelit të zbatimit të tyre. 

Zyra për vlerësimin e cilësisë (ZVC), me qëllim të mbarëvajtjes së veprimtarisë së përgjithshme në Kolegjin “Biznesi”, në kuadër veprimtarisë dhe të përgjegjësive të saj ka objektivat dhe vizionin e saj, që konsistojnë në:

  • zhvillimin e qëndrueshëm të përvojës profesionale,
  • bashkëpunim ndëruniversitar dhe ndërinstitucional, me qëllim të përparimit të mësimit,
  • arritjen e rezultateve sa më të larta,
  • sigurimin e cilësisë  profesionale nga fusha teorike dhe praktike të shkencave: ekonomike, juridike dhe emergjencave.
  • reformimin e vazhdueshëm të programeve mësimore në funksion të përmirësimit të cilësisë së mësimit.
  • ndërtimin e një strategjie afatgjate për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies me qëllim të nxjerrjes kuadra profesionale në fushat e ekonomisë, juridikut dhe emergjencave.
  • vlerësimin e vazhdueshëm të programeve akademike që kanë për qëllim sigurimin dhe përmirësimin  e cilësisë së mësimit,
  • organizmin e mbledhjeve këshilluese me studentëve rreth programeve akademike dhe formave praktike të sigurimit të cilësisë së mësimit përmes mekanizmave këshillues dhe testues,
  • përshtatjen e vazhdueshme të programeve akademike në sistemin e Bolonjë

Me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë së mësimit në Kolegjin “Biznesi”, në kuadër të bashkëpunimit me ZVC ekzistojnë edhe këta mekanizma ndihmës: 

  • Komisioni për reformimin e programeve akademike;
  • Komisioni për vlerësimin e punës mësimore të studentëve;
  • Komisioni i kodit të mirësjelljes;
  • Komisioni për bashkëpunim me zyrat e ngjashme në universitet e rajonale;
  • Komisioni për ndarjen e bursave për studentë e suksesshëm.