Kolegji “BIZNESI” një rëndësi të veçantë u kushton edhe bibliotekave të cilat janë themeluar që nga fillimi i punës së Kolegjit e degëve të tij. Bibliotekat kanë një lidhje funksionale me sallat e leximit dhe secila prej tyre ka një hapësirë të përshtatshme për shfrytëzimin e literaturës. Bibliotekat janë të pajisura me këto njësi bibliografike: libra në gjuhën shqipe; libra në gjuhë të huaja, revista shkencore në gjuhën shqipe; revista shkencore në gjuhë të huaja; skripta të ndryshme etj.
Renditja e burimeve bibliografike është bërë sipas katalogut alfabetik. Në çdo bibliotekë është i angazhuar një punëtor, i cili ofron shërbime përkrahëse për studentët.
Në kuadër të bashkëpunimit me institucionet e arsimit të lartë nga jashtë një rëndësi të veçantë Kolegji “BIZNESI” i kushton pajisjes së vazhdueshme të bibliotekës me tituj të rinj bibliografikë, me qëllim të ofrimit të informacione më të reja nga lëmit shkencore evropiane.
Njësitë bibliografike dhe fizike në bibliotekën e Kolegjit “BIZNESI”:
Njësia e botimit
|
Tituj
|
Kopje
|
Libra në gjuhën shqipe
|
594
|
2560
|
Libra në gjuhën angleze
|
440
|
680
|
Revista shkencore në gjuhën shqipe
|
225
|
297
|
Revista shkencore në gjuhë të huaja
|
162
|
162
|
Skripta të ndryshme
|
130
|
320
|
Kolegji BIZNESI deri më tani ka botuar tituj të librave universitar (shih botimet universitare), biblioteka e Kolegji BIZNESI është e pajisur me mbi 3,000 tituj të librave në lëmin e ekonomisë, teknologjisë informative, juridikut, emergjencave dhe drejtimeve tjera.
Studentët e Kolegjit Biznesi mund ta përdorin Katalogun elektronik të Bibliotekës së Kolegjit duke klikuar në linkun
Katalogu elektronik i Bibliotekës së Kolegjit Biznesi
Kolegji Biznesi ka marrëveshje bashkëpunimi me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, me anë të së cilës, studentët e Kolegjit Biznesi mund të përdorin njësi bibliografike sipas procedurave të përdorimit të Bibliotekës Kombëtare, linku i katalogut elektronik.
Katalogu elektronik i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Përveç titujve të librave biblioteka posedon edhe revista shkencore, raporte dhe statistika të ndryshme në gjuhen shqipe dhe angleze.
Studentët e Kolegjit BIZNESI përveç shfrytëzimit të burimeve bibliografike të shtypura kanë mundësi shfrytëzimi edhe të burimeve elektronike (e-Biblioteka).