• Kolegji Biznesi

    Kolegji "Biznesi"
    Vend i dijes dhe suksesit...
  • Kolegji Biznesi


    Kolegji "Biznesi"
    Vend i dijes dhe suksesit...
  • Kolegji Biznesi


    Kolegji "Biznesi"
    Vend i dijes dhe suksesit...
 

Menaxhimi i politikave të sigurisë (BA)

QËLLIMI DHE PROFILI I PROGRAMIT TË STUDIMEVE

Qëllimi i programit të studimit Menaxhimi i Politikave të Sigurisë është t’u ofrojë studentëve njohuri solide të koncepteve për politikat e sigurisë bashkëkohore dhe të sistemit menaxhimit të sigurisë së Kosovës; ofrimi i njohurive teorike dhe praktike për studentët e kësaj fushe dhe përdorimi i tyre në kontekste profesionale; të sigurojë njohuri të veçanta, specifike dhe te mjaftueshme, lidhur me veprimet, metodat dhe mjetet themelore ne funksion të aftësimit profesional për lëmin e menaxhimit të Politikave të Sigurisë; të sigurojë njohuri themelore të koncepteve dhe parimeve kryesore lidhur me politikat e sigurisë, si në aspektin nacional po ashtu edhe në aspektin ndërkombëtar dhe në mënyrë të veçantë të BE-së; të zhvillojë mendimin kritik të studenteve në kontekstin praktik, krahasues, historik, shoqëror dhe t’u paraqesë studentëve një sërë qasjesh të ndryshme teorike dhe praktike të lidhura me studimet e politikave të sigurisë në përgjithësi e të sigurisë në veçanti; t’u ofrojë studentëve njohuri të përgjithshme të drejtimeve: të politikave të sigurisë që në kushtet e Kosovës aktualisht janë probleme delikate dhe të pa hulumtuara dhe përgaditjen e nevojshme për të vazhduar studimet në nivel master në keto drejtime.


REZULTATET E PRITURA TË MËSIMIT

Me përfundimin e suksesshëm të këtij programi, studenti do të jetë në gjendje të:

  • Konceproj karakteristikat kryesore të sistemit të menaxhimit të politikave të sigurisë në Republikën e Kosovës, duke përfshirë institucionet e saj, procedurat e veprimit dhe çështje të tjera teorike e praktike lidhur me sigurinë, politikat që e ndërtojnë atë dhe mënyrat e ndërtimit të tyre e menaxhimit të vazhdimësisë;
  • Përcaktoj konceptet, parimet dhe rregullat nga lëmi i sigurisë - parimet mbi të cilat ndërtohen politikat e sigurisë dhe mënyrat e menaxhimit të frytshëm të tyre, duke përfshirë njohuri të gjëra teorike dhe në veçanti praktike në fushën e politikës dhe të sigurisë, ndërlidhjen e tyre dhe mënyrat e menaxhimit;
  • përdor njohuritë e tij në mënyrë efikase për çështje që kanë të bëjnë me lëmin e sigurisë, si në aspektin teorik edhe në atë praktikë për t’u punësuar ne institucionet publike te sistemit te siguris, institucionet shtetërore, sektorin privat, organizata te ndryshme dhe institucione te tjera qe kane kërkesa lidhur me profilin e punës për fushën e sigurisë dhe ndërtimin e politikave për ta;
  • mbledh dhe sintetizojnë të dhënat që kanë të bëjnë me lëmin e Sigurisë nga burime të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare të politikave të sigurisë dhe t’i zbatojnë ato në aspektin e njohurive teorike - praktike dhe ato ushtrimore;
  • përdor në mënyrë efikase, burimet primare dhe sekondare; hulumtim të pavarur duke u bazuar në aftësi profesionale;
  • identifikoj rastet, duke u bazuar në përvojat e mëparshme praktike dhe argumentimin ligjor të vendit dhe të të tjerëve;
  • përdor gojarisht/me shkrim gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze, në nivelin e kënaqshëm, lidhur me komunikimin për çështjet nga lëmi i politikave të sigurisë duke përfshirë edhe hartimin e shkresave dhe akteve juridike dhe administrative , si dhe shkresave te tjera sipas natyrës se punës se tyre; përdorimin e terminologjisë së duhur nga lëmi i sigurisë në gjuhën shqipe dhe angleze dhe metodat e duhura për citim dhe referim të materialeve akademike.

 

Ky program ka qenë i akredituar prej 2014 deri 2017,
tani, nuk është i akredituar.