• Kolegji Biznesi

    Kolegji "Biznesi"
    Vend i dijes dhe suksesit...
  • Kolegji Biznesi


    Kolegji "Biznesi"
    Vend i dijes dhe suksesit...
  • Kolegji Biznesi


    Kolegji "Biznesi"
    Vend i dijes dhe suksesit...
 

Menaxhment dhe ekonomiks

Objektivat dhe rezultatet e pritura:
Programi është i dizajnuar si program multidisiplinor. Ky program përfshinë një spektër të gjerë nga fusha e administrimit në përgjithësi, planifikimin strategjik, vendimmarrjen, komunikimin dhe kontrollimin e biznesit dhe aktivitetet menaxhuese. Programi i studimit ofron qasje të përgjithshme në dy vitet e para të studimeve (katër semestra) dhe specializim në vitin e 3-të të studimeve në disiplinat: Menaxhment Biznesi, Marketing dhe Komunikim, Biznes Ndërkombëtar. 

Niveli dhe gradat akademike
Programi i studimit  Menaxhment dhe ekonomiks, ofron titull Baçelor, me specializime në: 
1. Menaxhment Biznesi
2. Biznes Ndërkombëtar
3. Marketing dhe Komunikim

Rezultatet e dëshiruara (të pritura) të mësimeve. 
Studentët do të arrijnë: 

  • qartësi në mjedisin organizativ dhe gatishmëri për të marrë pozita menaxheriale,
  • njohuri të thella mbi qasjet bashkëkohore në menaxhimin e biznesit, 
  • të kuptuarit e marrëdhënieve ndërmjet njerëzve, organizatave dhe menaxhimit të biznesit në struktura të ndryshme organizative,
  • të kuptuarit e kërkesave financiare për biznes, duke përfshirë edhe informatat e publikuara financiare dhe mundësinë për të vlerësuar performansën financiare të kompanive, 
  • të kuptuarit e rëndësisë së inovacionit, themelimi i firmave ndërmarrësore, firmave të vogla dhe organizatave tjera si dhe korporatave të mëdha biznesore, 
  • të kuptuarit e gjerë të konteksteve shoqërore në tregun e punës, dhe mundësinë për të vlerësuar zhvillimin e nevojave personale dhe shoqërore. 


Studimet zgjasin tri vite. Studentët mund të zgjedhin specializimin e tyre, varësisht nga interesi i tyre i ardhshëm profesional dhe akademik, studenti është i obliguar ta mbroj temën e diplomës.
Lëndët janë të dizajnuara në atë mënyrë që të formojnë themelimin e koncepteve menaxheriale dhe shkathtësive esenciale praktike. 



Bartësit e programit në Prishtinë
#1 Mustaf Kadriaj
#2 Nexhmije Kabashi
#3 Ariana Xhemajli


Bartësit e programit në Vushtrri
#1 Vehbi Imeri
#2 Remzi Ahmeti
#3 Fatbardha Jashari