• Kolegji Biznesi

    Kolegji "Biznesi"
    Vend i dijes dhe suksesit...
  • Kolegji Biznesi


    Kolegji "Biznesi"
    Vend i dijes dhe suksesit...
  • Kolegji Biznesi


    Kolegji "Biznesi"
    Vend i dijes dhe suksesit...
 

Banka dhe financa në biznes (BA)

• T’i plotësojë nevojat e të gjithë atyre, të cilët mendojnë ta vazhdojnë karrierën në lëmin e  ekonomisë konkretisht  në lëminë e Bankave dhe financave  ne biznes motivimi parësor i të cilëve është të fitojnë aftësi teorike dhe praktike –kualifikuese dhe specifike në lëmin e shkencave ekonomike, lëmine e bankave dhe financave  ne biznes ,  të cilat aftësi do t’i përdorin në kontekste profesionale.

• Të ofrojë një sërë modulesh që përfshijnë bazën e njohurive për qasje në profesionet që kanë të bëjnë Institucionet dhe parimet si dhe procedurat themelore  në lëmin e bankave dhe financave  ne biznes   ne Republikën e Kosovës. 

• Të sigurojë njohuri të veçanta, specifike dhe te mjaftueshme, lidhur me veprimet, metodat dhe mjetet themelore ne funksion të aftësimit profesional për lëmin e ekonomisë, bankave dhe financave  ne biznes .

• Të sigurojë njohuri themelore të koncepteve dhe parimeve kryesore lidhur me ekonominë, bankave dhe financave  në biznes  ,  si në aspektin nacional po ashtu edhe në aspektin ndërkombëtar.

• Të ofrojë mundësi për zhvillim të programeve edhe për nivelin  Master (MA)  nga lëmi i ekonomisë,  bankave dhe financave në biznes  duke pasur parasysh , nevojat e tregut, interesimin e studenteve për vazhdim te studimeve ne këtë nivelin  në Kolegjit  “BIZNESI“.

•Të zhvillojë mendimin kritik të studenteve në kontekstin praktik, krahasues, historik, shoqëror dhe t’u paraqesë studentëve një sërë qasjesh të ndryshme teorike dhe praktike të lidhura me studimet e ekonomisë, bankat dhe financat  në biznes .

• T’u ofrojë studentëve mundësinë për të marrë njohuri profesionale e shkencore  - për te studiuar jashtë vendit në kuadër të programeve të këmbimit të studentëve. 

• Të ofrojë një sërë opsionesh që u mundësojnë studentëve për të marrë njohuri profesionale e shkencore  të veçanta në disa fusha të zgjedhura nga  ekonomia, bankave dhe financave  në biznes .

• Të sigurojë mësim që është i ndërlidhur  me hulumtimin , me ushtrimet – punën praktike në përmasa sa më të mëdha dhe që kërkon nga studentët të angazhohen në aspektet e punës në suaza të diturive të fituara.

• T’u mundësojë studentëve të menaxhojnë mësim nxënien e tyre dhe të merren me punën praktike, duke përfshirë ato fusha të ekonomisë, bankave dhe financave  në biznes , të cilat studentët nuk i kanë studiuar më parë. 

• Të zhvillojë aftësi teorike dhe praktike profesionale të përgjithshme kritike, analitike, funksionale, krahasuese dhe aftësi për zgjedhje të problemeve, të cilat mund të zbatohen në suaza të lëmisë së ekonomisë, bankave dhe financave  në biznes . 

• Të ofrojë mundësi për zhvillimin e aftësive personale, komunikimin, punë praktike dhe aftësi të tjera të rëndësishme dhe të nevojshme për punësimin në fushat e ekonomisë, bankave dhe financave  në biznes .


Programi ofrohet në bazë të rregullt (full-time) dhe me korrespondencë (bart-time) ndërsa studentët e mbarojnë programin për tri vite. Studimet e këtij programi ndahen në lëndë obligative dhe fakultative. Lëndët përfshijnë kredi të cilat korrespondojnë me përafërsisht 25-30 orë të kohës së mësim nxënies, teorike dhe praktike. Çdo vit duhet të fitohen nga 60 kredi për rreth 1500 - 1800 orë teorike dhe praktike në vit. Për tri  vite te studimeve   studentet duhet te fitojnë gjithsej 180 kredi. Detaje më të hollësishme për politikën e kredive janë përfshirë në Aktet normative të  Kolegjit  “BIZNESI”. 

Viti i parë , i dyte  dhe i tretë i studimeve është i përbashkët  me lende obligative dhe fakultative  apo zgjedhore nga lëmi i ngushtë  profesional. Aspekti praktik-puna praktike e këtij program si dhe ushtrimet praktike do të jenë me një rëndësi te veçantë në aspektin e aftësimit profesional të studentëve që ndjekin këtë program .

Studentët duhet të mbarojnë të gjitha lëndët sipas planprogramit të detyrueshëm të përshkruar më poshtë. Pjesëmarrja në ligjërata (për studentet e rregullta)  është obligative dhe paraqet kusht parësor për të kaluar lëndën me sukses. Çdo lëndë duhet të përfundohet duke përmbushur kërkesat e parashtruara në silabusin e lëndës. 

Në fund të semestrit të gjashtë ,   studentët që kanë përfunduar të gjitha provimet duhet të dorëzojnë një punim diplome të përbërë nga 15000-20000 fjalë . 


Grada akademike

Bachelor of Arts (BA)  i Bankave dhe Financave  në Biznes 

Bartësit e programit në Prizren
#1 Shpetim Rezniqi
#2 Brikenda Vokshi
#3 Agim Kastrati