• Kolegji Biznesi

    Kolegji "Biznesi"
    Vend i dijes dhe suksesit...
  • Kolegji Biznesi


    Kolegji "Biznesi"
    Vend i dijes dhe suksesit...
  • Kolegji Biznesi


    Kolegji "Biznesi"
    Vend i dijes dhe suksesit...
 

Juridik - LLB

Qëllimet studimore të programit: 

• T’i plotësojë nevojat e të gjithë atyre, të cilët mendojnë ta vazhdojnë karrierën në lëmin e Drejtësisë motivimi parësor i të cilëve është të fitojnë aftësi teorike dhe praktike –kualifikuese dhe specifike në lëmin e shkencave juridike,  të cilat aftësi do t’i përdorin në kontekste profesionale.

• Të ofrojë një sërë modulesh që përfshijnë bazën e njohurive për qasje në profesionet që kanë të bëjnë Institucionet dhe procedurat themelore  në lëmin e drejtësisë  ne Republikën e Kosovës. 

• Të sigurojë njohuri të veçanta, specifike dhe te mjaftueshme, lidhur me veprimet, metodat dhe mjetet themelore ne funksion të aftësimit profesional për lëmin e drejtësisë.

• Të sigurojë njohuri themelore të koncepteve dhe parimeve kryesore lidhur me drejtësinë, të drejtën dhe shtetin, si në aspektin nacional po ashtu edhe në aspektin ndërkombëtar dhe në mënyrë të veçantë të BE-së.

• Të ofrojë mundësi për zhvillim të programeve edhe për nivelin Master (MA) nga lëmi i drejtësisë, duke pasur parasysh bazën ligjore, nevojat e tregut, interesimin e studenteve për vazhdim te studimeve ne këtë nivel në KU “Biznesi“.

•Të zhvillojë mendimin kritik të studenteve në kontekstin praktik, krahasues, historik, shoqëror dhe t’u paraqesë studentëve një sërë qasjesh të ndryshme teorike dhe praktike të lidhura me studimet e drejtësisë .

• T’u ofrojë studentëve mundësinë për të marrë njohuri profesionale e shkencore  - për te studiuar jashtë vendit në kuadër të programeve të këmbimit të studentëve. 

• Të ofrojë një sërë opsionesh që u mundësojnë studentëve për të marrë njohuri profesionale e shkencore  të veçanta në disa fusha të zgjedhura nga drejtësia.

• Të sigurojë mësim që është i ndërlidhur  me hulumtimin , me ushtrimet – punën praktike në përmasa sa më të mëdha dhe që kërkon nga studentët të angazhohen në aspektet e punës në suaza të diturive të fituara.

• T’u mundësojë studentëve të menaxhojnë mësim nxënien e tyre dhe të merren me punën praktike, duke përfshirë ato fusha të Drejtësisë , të cilat studentët nuk i kanë studiuar më parë. 

• Të zhvillojë aftësi teorike dhe praktike profesionale të përgjithshme kritike, analitike, funksionale, krahasuese dhe aftësi për zgjedhje të problemeve, të cilat mund të zbatohen në suaza të lëmisë së drejtësisë nacionale dhe ndërkombëtare. 

• Të ofrojë mundësi për zhvillimin e aftësive personale, komunikimin, punë praktike dhe aftësi të tjera të rëndësishme dhe të nevojshme për punësimin në fushat e Drejtësisë.

Rezultatet e mësimit : Mësimi ju ofron mundësi studentëve që të zhvillojnë dhe të dëshmojnë njohuritë dhe mirëkuptimin, cilësitë, aftësitë dhe atributet tjera teorike dhe praktike profesionale e shkencore  në fushat  e  drejtësisë.

Programi i studimit  Juridik - LLB , ofron një titull Baçelor , me specializime në: 

  • Penal Juridik
  • Civil Juridik
  • Administrativ kushtetues
  • Penologji dhe ekzekutim i sanksioneve penale

 

Dituritë e fituara dhe parashikimet:

1. Karakteristikat kryesore të sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës, duke përfshirë institucionet e saj, procedurat e veprimit dhe çështje të tjera teorike e praktike lidhur me drejtësinë.

2. Konceptet, parimet dhe rregullat nga lëmi i Drejtësisë -parimet fundamentale te Procedurës Civile, Pronësisë, Kontratave, Kodit Penal dhe atij Procedural, Parimet dhe procedurat administrative, Parimet dhe Strukturën e Kushtetuese, duke përfshirë njohuri të gjëra teorike dhe në veçanti praktike në disa lëmi të Drejtësisë dhe Jurisprudencës.

3. Mundësinë e zhvillimit të njohurive të tyre profesionale  e shkencore në lëmin e Drejtësisë, duke vazhduar nivele më të larta të studimit dhe aftësimit profesional shkencore, pjesëmarrjes në trajnime dhe forma të tjera të aftësimit profesional e shkencorë.

4. Karakteristikat themelore të Drejtësisë dhe sistemit te jurisprudencës sipas rregullave teorike dhe praktike të Republikës së Kosovën dhe Bashkimit Evropian.

 

Struktura e programit  studimor, kushtet e studimit, nivelet, modulet, kredit

Programi ofrohet në bazë të rregullt dhe me korrespondencë, ndërsa studentët e mbarojnë programin për katër vite. Studimet e këtij programi ndahen në lëndë obligative dhe fakultative. Lëndët përfshijnë kredi të cilat korrespondojnë me përafërsisht 25-30 orë të kohës së mësim nxënies, teorike dhe praktike. Çdo vit duhet të fitohen nga 60 kredi për rreth 1500 - 1800 orë teorike dhe praktike në vit. Për katër  vite te studimeve studentet duhet te fitojnë gjithsej 240 kredi. Detaje më të hollësishme për politikën e kredive janë përfshirë në aktet normative të Kolegjit  “Biznesi”. 

Viti i parë, i dyte ,  dhe i trete i studimeve është i përbashkët  me lende obligative dhe fakultative,  nga lëmi  profesional, ndërsa viti i katërt  ka lëndët e saj profesionale që trajtojnë materie të ngushtë shkencore dhe praktike nga nën drejtimi përkatës. Aspekti praktik-puna praktike e këtij program si dhe ushtrimet praktike do të jenë me një rëndësi te veçantë në aspektin e aftësimit profesional të studentëve që ndjekin këtë program.

Studentët duhet të mbarojnë të gjitha lëndët sipas plan-programit të detyrueshëm të përshkruar më poshtë. Pjesëmarrja në ligjërata (për studentet e rregullta) është obligative dhe paraqet kusht parësor për të kaluar lëndën me sukses. Çdo lëndë duhet të përfundohet duke përmbushur kërkesat e parashtruara në silabusin e lëndës. 

 

 


Bartësit e programit:

  • Dr.Afrim Osamani
  • Dr.Sefer Megjedoviq
  • Dr.Muhamet Racaj