• Kolegji Biznesi

    Kolegji "Biznesi"
    Vend i dijes dhe suksesit...
  • Kolegji Biznesi


    Kolegji "Biznesi"
    Vend i dijes dhe suksesit...
  • Kolegji Biznesi


    Kolegji "Biznesi"
    Vend i dijes dhe suksesit...
 

Menaxhment dhe Financa (MA)

Objektivat dhe rezultatet e pritura

Ky program përfshinë një spektër të gjerë nga fusha e administrimit në përgjithësi, planifikimin strategjik, vendimmarrjen, komunikimin dhe kontrollimin e biznesit dhe aktivitetet menaxhuese, si dhe financave. 

Programi Menaxhment dhe financa, ofron njohuri të gjerë të nocioneve financiare, menaxheriale, ligjore dhe ekonomike dhe studentëve iu jep mundësi më të mira dhe më të mëdha të fitimit të njohurive të praktikave aktuale dhe problemeve në veprimtarinë e përgjithshme të bankave, në financa dhe në menaxhment.

 

Niveli dhe gradat akademike

Programi i studimit Menaxhment dhe Financa ofron një titull Master (MA) Menaxhment dhe financa.

Objektivat e programit:

  • Të ofrojë një kuptim sistematik mbi problemet e lidhura me menaxhimin dhe financat, 
  • Të ofrojë mjete konceptuale mbi analizimin dhe vlerësimin e problemeve të ndryshme menaxheriale dhe financiare,
  • Të ofrojë një vetëdije kritike mbi metodat aktuale kërkimore në lëminë e menaxhmentit dhe të financave,
  • Të ofrojë mundësi studentëve që të zhvillojnë hipotezat e veta, lidhur me aspekte të ndryshme në menaxhment dhe financa,
  • Të ofrojë një mjedis stimulues përmes ofrimit të materialeve studimore.

 

Rezultatet e dëshiruara (të pritura) të mësimeve

 Studentët e nivelit të studimeve Master (MA) do të arrijnë: 

  • qartësi në mjedisin organizativ dhe gatishmëri për të marrë pozita menaxheriale,
  • njohuri të thella mbi qasjet bashkëkohore në menaxhimin e biznesit,
  • të kuptuarit e marrëdhënieve ndërmjet njerëzve, organizatave dhe menaxhimit të biznesit në struktura të ndryshme organizative,
  • të kuptuarit e kërkesave financiare për biznes, duke përfshirë edhe informatat e publikuara financiare dhe mundësinë për të vlerësuar performansën financiare të kompanive, 
  • të kuptuarit e rëndësisë qendrore të inovacionit, themelimi i bizneseve ndërmarrësore, bizneseve të vogla dhe organizatave tjera si dhe korporatave të mëdha biznesore, 
  • të kuptuarit e gjerë të konteksteve shoqërore në tregun e punës, dhe mundësinë për të vlerësuar zhvillimin e nevojave personale dhe shoqërore. 

Studimet master zgjasin dy vjet, përkatësisht katër semestra për ata që kanë përfunduar sistemin tre vjeçar (180 ECTS) të studimeve themelore.

Lëndët janë të dizajnuara në atë mënyrë që të formojnë themelimin e koncepteve menaxheriale dhe financiare dhe shkathtësive esenciale praktike. 

I tërë programi është i strukturuar në atë mënyrë që t'iu lejojë studentëve të zhvillojnë shkathtësitë e tyre në: 

a.përshkrimin e rolit të menaxhmentit dhe ndikimin e veprimeve menaxheriale ne zhvillimin e organizatës,

b.zhvillimin dhe aktivizimin e shkathtësive menaxheriale,

 c.analizimin e skenarëve biznesorë, zhvillimin e strategjive dhe formimin e rasteve për vendimmarrje mbi një barrë të pozitave organizative.

Forma e studimit, struktura dhe kohëzgjatja:
Kolegji  “Biznesi” organizon module në formë të ligjëratave dhe ushtrimeve të parapara, sipas Rregullores së studimeve dhe sipas planit dhe programit mësimor. Studimet zgjasin 4 semestra apo 2 vjet, nga studentët kërkohet t'i kompletojnë 120 kredi ECTS, pas përfundimit të provimeve, studenti është i obliguar ta punoj temën e diplomës.


Përgjegjësi i programit
Prof. dr. Shyqeri Kabashi