• Kolegji Biznesi

    Kolegji "Biznesi"
    Vend i dijes dhe suksesit...
  • Kolegji Biznesi


    Kolegji "Biznesi"
    Vend i dijes dhe suksesit...
  • Kolegji Biznesi


    Kolegji "Biznesi"
    Vend i dijes dhe suksesit...
 

Menaxhimi i emergjencave (MA)

Qëllimet mësimore të programit:
Programi Menaxhimi i Emergjencave (MA), ofron njohuri të gjerë të nocioneve menaxheriale, ligjore dhe mjedisore, që studentëve u jep mundësi më të mira dhe më të mëdha të fitimit të njohurive, praktikave aktuale dhe problemeve në veprimtarinë e përgjithshme të zhvillimit shoqërorë dhe të rreziqeve që e kërcënojnë normalitetin e zhvillimit të vendit.

Objektivat e programit:
- Të ofrojë një kuptim sistematik mbi problemet lidhur me menaxhimin e Emergjencave,
- Të ofrojë mjete konceptuale mbi analizimin dhe vlerësimin e problemeve të ndryshme menaxheriale dhe të parandalimit të pasojave të rreziqeve që na kërcënojnë,
- Të ofrojë një vetëdije kritike mbi metodat aktuale kërkimore në lëminë e menaxhimit të emergjencave,
- Të ofrojë mundësi studentëve që të zhvillojnë hipotezat e veta, lidhur me aspekte të ndryshme në menaxhimin e emergjencave,
- Të ofrojë një mjedis stimulues përmes ofrimit të materialeve studimore.

Rezultatet e pritura të mësimit
Studentët e diplomuar në Menaxhimin e Emergjencave (MA) do të jenë në gjendje të:
- Demonstrojnë njohuri të thella mbi qasjet bashkëkohore në menaxhimin e situatave të vështira në jetën shoqërore,
- Demonstrojnë të kuptuar të marrëdhënieve ndërmjet njerëzve, institucioneve e organizatave në situata të jashtëzakonshme që kërkojnë menaxhimin e situatave katastrofike për jetën e qytetarëve, institucionet, pasurinë, zhvillimin dhe mjedisin,
- demonstrojnë gatshmërinë të marrin pozita menaxheriale,
- Realizojnë kërkesa të qytetarëve në gjendje të vështirë a në situata katastrofike, si dhe për parandalimin e pasojave të ndodhive të ndryshme që mund të kthehen në katastrofa prej mosveprimit,
- Përshkruajnë pozitën e rolit të menaxhmentit dhe ndikimin e veprimeve menaxheriale në zhvillimin e situatave katasrofike a parandalimin e tyre,
- Analizimin e skenarëve katastrofik, zhvillimin e strategjive dhe formimin e rasteve për vendimmarrje mbi një barrë të pozitave organizative,
- Analizojnë rëndësinë e parandalimit të pasojave të katastrofave etj.

Struktura e programit studimor, kushtet e studimit, niveli, moduli, kreditë
Programi i studimeve master nga fusha e Menaxhimit të Emergjencave zgjasin dy vjet, përkatësisht katër semestra për ata që kanë përfunduar sistemin tre vjeçar (180 ECTS) të studimeve themelore.
Lëndët në semestra janë të obligueshme dhe zgjedhore, ndërsa për secilin semestër studentët janë të obliguar të zgjedhin nga një lëndë zgjedhore. Çdo lëndë e obligueshme e dëgjuar që me sukses është kaluar në provim, studentit do ti sjell 6 (gjashtë) ECTS kredi. Në semestrin e katërt studentet do të kenë punën praktike dhe hulumtim praktik dhe temën e diplomës ne funksion te formimit profesional dhe shkencor të cilat kane edhe numrin e përcaktuar te kredive. 

Bartësit e programit në Prishtinë
#1 Adem Musliu
#2 Xhelal Kepuska