• Kolegji Biznesi

    Kolegji "Biznesi"
    Vend i dijes dhe suksesit...
  • Kolegji Biznesi


    Kolegji "Biznesi"
    Vend i dijes dhe suksesit...
  • Kolegji Biznesi


    Kolegji "Biznesi"
    Vend i dijes dhe suksesit...
 

Hulumtime shkencore

Kolegji  “Biznesi” ka një sistem për inkurajimin e profesorëve në punën hulumtuese e shkencore. Profesorët dhe pretendentët për profesor realizojnë përvoja hulumtuese përmes punës hulumtuese e shkencore dhe publikimeve të ndryshme në revista shkencore. Punimet hulumtuese shkencore të stafit akademik dhe atij hulumtues të Kolegjit  “Biznesi” publikohen edhe ne revistën për hulumtime shkencore “Biznesi”, si organ i Kolegjit  “Biznesi”.

Puna hulumtuese dhe kreative e stafit akademik në lëmit shkencore është një proces i vazhdueshëm me një shkallë rritjeje në raport me zhvillimet bashkëkohore shkencore dhe standardet evropiane të arsimit të lartë.

Në kuadër të Kolegjit  “Biznesi” funksionon një segment i posaçëm shumë i rëndësishëm dhe inventive shkencor që ka për qëllim të ushtroj dimensione hulumtuese në shumë rrafshe shkencore nga fushat e studimit . Hulumtimet shkencore kanë për qëllim ndërmarrjen e aktiviteteve me qëllim të sigurimit të një zhvillim të qëndrueshëm shkencorë. Instituti  për hulumtime shkencore i Kolegjit  “Biznesi” është themeluar në vitin 2006 dhe ka programin e vet të punës.

Në  kuadër te Institutit për Hulumtime Shkencore të Kolegjit  “Biznesi” funksionojnë këto entitete hulumtuese, si:

a) Qendra për Hulumtime në Administratë Publike (QHAP);

b) Qendra për Hulumtime Juridike (QHJ);

c) Qendra për Hulumtime Ekonomike (QHK);

d) Qendra për Hulumtime të Emergjencave (QHE)

e) Qendra për Trajnim të Mësimdhënësve (QTM).

 Instituti për hulumtime shkencore përkrahë në mënyrë të qëndrueshme zhvillimin procesit mësimor të studentëve, të cilët janë orientuar në drejtimin ekonomik dhe juridik, në të dy nivelet e studimeve (bachelor dhe master), sipas sistemit të integruar evropian.

Instituti për hulumtime shkencore, gjithashtu përkrahë punën hulumtuese të profesorëve dhe studentëve në Kolegjin  “Biznesi”, përmes botimit të librave, të revistës shkencore, publikimeve të ndryshme, organizimit të konferencave shkencore, seminareve, simpoziumeve, tryezave të rrumbullakëta, vorkshopeve, kampeve verore të studimeve për studentët, si dhe organizon vizita studimore në institucione të ndryshme që kanë për qëllim begatimin e njohurive nga fusha e shkencave ekonomike dhe juridike.

Sfera e administratës publike e hulumtimeve përfshin procesin reformues te administratës publike në një administratë efikase në shërbim të qytetarëve dhe një transformim në një administratë bashkëkohore, në kryerjen e shërbimeve në dobi të qytetarëve siç janë:

  • cilësia e shërbimeve administrative, funksionimi i administratës,
  • riorganizimi strukturor i saj,
  • zhvillimi i teknologjisë informative;
  • vetëqeverisja.

Vizioni në këtë fushë është edhe hulumtimi i modeleve të funksionimit të administratës publike në raport me zhvillimet bashkëkohore dhe standardet ndërkombëtare nga kjo fushë.

Sfera juridiko-shkencore përfshin hulumtimet në rrafshin e funksionimit të rendit dhe ligjit. Hulumtimin e formave përkatëse të reformimit të vazhdueshëm të sistemit juridik-kushtetues, funksionimin e sistemit gjyqësor, respektimin e të drejtave të njeriut, hulumtimin e dokumenteve nga konferencat vendore dhe ndërkombëtare të konkluzioneve të nxjerra me qëllim të zhvillimit reformues të sistemit juridik, që mund të shpien në drejtim të ndërtimit të rendit ligjor demokratik në përputhshmëri me zhvillimet në hapësirën evropiane.

Sfera ekonomike e hulumtimeve përfshin vizionin studimor shkencor në zhvillimin progresiv të ekonomisë së tregut, kalimin nga periudha tranzicionale e zhvillimeve ekonomike në ekonomin e integruar evropiane si dhe të bashkëpunimit rajonal dhe format e integrimeve evropian.

Sfera e hulumtimve te emergjencave perfshine nje sperkter te gjere te hulumtimeve qe kane te bejne me sitat emergjente duke perfshire masat preventive kunder situatave emergjente, faktoret ndikues, pasojat etj.