• Kolegji Biznesi

    Kolegji "Biznesi"
    Vend i dijes dhe suksesit...
  • Kolegji Biznesi


    Kolegji "Biznesi"
    Vend i dijes dhe suksesit...
  • Kolegji Biznesi


    Kolegji "Biznesi"
    Vend i dijes dhe suksesit...
 

Mirë se vini




Kolegji "Biznesi" nga viti akademik 2005/06, ka hapur dyert e dijës dhe shkencës për të gjithë të interesuarit jo vetëm nga Kosova por edhe nga Shqipëria, nga Maqedonia, nga Mali i Zi dhe shtetet e tjera të rajonit që dëshirojnë të kenë diplomë universitare me vlera akademike të bazuar në dijen dhe shkencën bashkëkohore.

Synimi ynë është që të ofrojmë programe me cilësi të lartë akademike e shkencore, në nivel bashkëkohorë dhe të bazuara në standarde ndërkombëtare të arsimit të lartë universitar.

Programet tona akademike janë të bazuara në nevojat e tregut të punës të Republikës së Kosovës, rajonit dhe më gjerë. Kjo do të krijoi avantazh që të diplomuarit në Kolegjin “Biznesi” të kenë mundësi punësimi jo vetëm në Republikën e Kosovës por edhe në shtetet e Rajonit dhe të Evropës.

Kolegji “Biznesi” për gjeneratat e reja të studentëve, ofron staf akademik të kualifikuar dhe eminent nga vendi, rajoni dhe shtetet e ndryshme të Evropës, me qëllim të ngritjes së cilësisë akademike dhe me fokus të veçantë “mësimdhënien dhe mësimnxënien”.

Ne jemi Institucion i Arsimit të Lartë, i hapur ndaj vlerave evropiane me objektiva të veçanta drejte arsimit universitarë evropian duke promovuar vlerat universitare që kanë të bëjnë me: lirinë akademike, cilësinë e programeve akademike, barabarësinë, mobilitetin e studenteve dhe stafit akademik, bashkëpunimin ndëruniversitar, etj.

Kolegji “Biznesi” me qëllim të ngritjes së cilësisë akademike ofron një infrastrukturë adekuate me të gjitha pajisjet teknike e teknologjike të nevojshme në funksion të realizimit të qëllimit dhe objektivave të programeve akademike.

Qe jeta e juaj të ketë vlerë më të madhe, bëhuni pjesë e studimeve në Kolegjin “Biznesi”, Vend i dijes akademike dhe Suksesit në karrierë.

Ne ju presim në vendin e dijes dhe të suksesit, për karrierën tuaj të dijes e të suksesit. Ne ju presim në Kolegjin “Biznesi” me qendër në Prishtinë dhe me degët në Prizren, në Gjakovë e në Vushtrri.

Rruga e dijes drejtë suksesit, do të jetë e përbashkët!

Prof. Dr. Shyqeri Kabashi