• Kolegji Biznesi

    Kolegji "Biznesi"
    Vend i dijes dhe suksesit...
  • Kolegji Biznesi


    Kolegji "Biznesi"
    Vend i dijes dhe suksesit...
  • Kolegji Biznesi


    Kolegji "Biznesi"
    Vend i dijes dhe suksesit...
 

Teknik i Mbrojtjës nga Zjarri

Akredituar nga

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve


Teknik i mbrojtjës nga zjarri
Nivei i III sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve

Kualifikimi përmban 60 Kredi të ndara në katër module:
1. Përdorimi i pajisjeve adekuate të mbrojtjes personale të zjarrfikësit dhe mjetet themelore për shuarjen e zjarrit;
2. Aspektet ligjore dhe normat teknike te mbrojtjes së pajisjeve personale nga zjarri
3. Ndarja e detyrave sipas punës,
4. Pajisjet zjarrfikëse baze dhe pajisjet e mbrojtjes personale të zjarrfikësve

Grupi i fokusuar:
Nisur nga veçorite e profesionit “Teknik i Mbrojtjës nga Zjarri” preferohet që kandidatët të jenë mbi moshën 18 vjeçare, të kenë aftesi të mira fizike dhe psiqike, dhe të:
- Kenë mbaruar shkollimin e detyrueshëm;
- Kenë mbaruar arsimin e mesëm të përgjithshëm ose professional.

Qëllimi i kualifikimit:
Kualifikimi “Teknik i Mbrojtjës nga Zjarri” ka për qëllim që të zhvillojë tek vijuesit e trajnimit aftësi teknike dhe taktike mbi mbrojtjen nga zjarri si dhe shuarjen e tij. Kualifikimi rëndësi të veqantë i kushton shtjellimit të procedurave teknike dhe taktike mbi planifikimin, organizimin, normat, rregullativat, procedurat e mbrojtjes dhe shuarjen e zjarrit.

Rezultatet e Pritura:
Me të përfunduar trajnimin vijuesi do të jetë në gjendje:
- Të manipulojë me të gjitha mjetet dhe pajisjet personale dhe të përbashkëta zjarrfikëse;
- Të aplikojë teknika adekuate dhe ti adaptoj ato krahas kushteve dhe rrethanave të paraqitura në terren duke ia përshtatur me pajisjet më adekuate;
- Të nxitë potencialin e tij të brendshëm për kërkim të vazhdueshëm në drejtim të zgjidhjeve të reja, më efektive dhe më efiçiente dhe të konsiderojë të domosdoshme arsimimin e vazhdueshëm dhe avancimin profesional për punën që bën;
- Të aplikojë taktika efektive dhe të domosdoshme krahas rrethanave dhe kushteve të paraqitura në terren duke i dhënë përparësi shpëtimit të njerëzve dhe të mirave materiale si dhe mbrojtjes;
- Të manifestojë guxim dhe iniciativë në marrjen e përgjegjësisë për shpëtim dhe mbrojtje në menaxhimin e emergjencave të ndryshme;
- Të tregojë vet-kontrollë në ushtrimin e veprimeve të tij në proceset e shuarjes së zjarrit;
- Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht me ekipet e tjera në arritjen e objektivave të pranuara;
- Të hulumtojë vetveten dhe rrugët e mundshme të karrierës profesionale për të bërë zgjedhje të përshtatshme të veprimtarive profesionale të ardhshme.