• Kolegji Biznesi

    Kolegji "Biznesi"
    Vend i dijes dhe suksesit...
  • Kolegji Biznesi


    Kolegji "Biznesi"
    Vend i dijes dhe suksesit...
  • Kolegji Biznesi


    Kolegji "Biznesi"
    Vend i dijes dhe suksesit...
 

Histroriku




Kolegji “Biznesi” i themeluar në vitin 2004, është institucion privat i arsimit të lartë, andaj është Bartës Privat i Arsimit të Lartë (BPrAL) në Kosovë. Themelimi i Kolegjit “Biznesi” është i bazuar në Rregulloren nr. 2003/04 për shpalljen e Ligjit mbi arsimin e lartë, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, dhe në Udhëzimin Administrativ mbi Licencimin e Bartësve Privat të Arsimit të Lartë në Kosovë, nr. 14/2003.
Kolegji “Biznesi” është i licencuar nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë, me Vendimin nr. 464/10.
Pas përgatitjeve të plota teknike, rekrutimit të personelit akademikë dhe administrativë, sipas normave ligjore, Kolegji “Biznesi” ka filluar punën në vitin akademik 2005/06.
Deri tani në Kolegjin “Biznesi” kanë studiuar me sukses disa gjenerata të studentëve. Kolegji “Biznesi” veprimtarinë akademike e zhvillon në fushën e studimeve Ekonomike, Juridike, Emergjencave, Shkencave politike dhe sigurisë në të dy nivelet, Bachelor dhe Master.
Në Kolegjin “Biznesi”, numri i përgjithshëm i studentëve të regjistruar gjatë këtyre viteve akademike, është mbi 10.500 studentë.
Kolegji “Biznesi” momentalisht veprimtarinë e tij akademike e zhvillon në këto programe studimi:

Programet e studimit >>kliko këtu

 


Kolegji “Biznesi” përveç selisë në Prishtinë ka edhe njësitë në Gjakovë dhe Vushtrri ku zhvillohen studime në programet e akredituara në nivelin Bachelor dhe Master.