• Kolegji Biznesi

    Kolegji "Biznesi"
    Vend i dijes dhe suksesit...
  • Kolegji Biznesi


    Kolegji "Biznesi"
    Vend i dijes dhe suksesit...
  • Kolegji Biznesi


    Kolegji "Biznesi"
    Vend i dijes dhe suksesit...
 

Juridik - Penal (MA)

Qëllimi i Programit

Qëllimi i Programit Master në Juridik - Penal është që të ofrojë një vlerësim kritik rreth legjislacionit të ri i cili është duke u zhvilluar ndërmjet të Drejtës Ndërkombëtare dhe të Drejtës Penale. Ky program do të ofrojë mundësinë e zhvillimit të ekspertizave studimore në Terrorizmin Ndërkombëtar, Krimin e Organizuar Ndërkombëtar, të Drejtën e Luftës dhe Konfliktin e Armatosur, duke përfshirë të Drejtat e Njeriut. Qëllimi i këtij programi është që studentët ti pajisë me njohuri të shkëlqyera dhe me shkathtësi në të shkruar dhe analizimin e së Drejtës Penale në Kolegjin "BIZNESI" Prishtinë. Ky program fillimisht është dizajnuar për nevojat e studentëve tanë të cilët janë në prag të përfundimit të studimeve në programin juridik të Kriminologjisë, i cili është me sistem 4 (katër) vjeçar dhe i  cili është dizajnuar bazuar në eksperiencën e programit tonë , pastaj në Universitetin e Prishtinës, në Universitetin e Zagrebit, në Universitetin e Tiranës, dhe shumë universitete tjera.

Objektiv i Programit Master në të Juridik - Penal është:
•Përfitimi i njohurive të avancuara teorike, praktike dhe krahasuese në shkencën e së Drejtimit Penal si dhe përfitimi i njohurive në fushën e legjislacionit dhe juridiksionit në aspektin e parandalimit të krimit.
•Përfitimi i njohurive të thella në aspekt të kuptimit të problemeve të lidhura me krimin dhe sanksioneve penale në fushën e të drejtës komperative penale dhe të procedurës penale, krimit të organizuar, kriminologjisë dhe penologjisë dhe shkencës së mjekësisë ligjore (medicina, psikiatria, psikologjia).
•Përfitimi i njohurive të avancuara në teknikat dhe metodat kërkimore në fushën e të drejtës dhe procedurës penale.

Struktura e programit studimor, kushtet e studimit, niveli, moduli, kreditë
Studimet pasuniversitare nga programi Juridik - Penal do të zgjasin (1) një vit akademik, përkatësisht dy semestra:
Semestri I 
Obligative: Metodologjia kërkimore shkencore, E Drejta Penale Materiale, Kriminologji me Penologji, Zgjedhore (nga katër lëndë duhet të zgjedhë dy lëndë): E Drejta Penale Ndërkombëtare, E Drejta e Procedurës Penale, Kriminalistik, Psikologji Juridike, dhe në.
Semestrin II
Tema e Diplomës dhe lënda zgjedhore (nga tri duhet të zgjedhë një) Klinika Ligjore, Përgjegjësia penale e personave juridik, Mbrojtja e Drejtave të Njeriut në Procedurë Penale.
Çdo lëndë e dëgjuar dhe e kaluar me sukses në provim, studentit do t’i sjell 6 (gjashtë) kredi, kurse Tema e Masterit do t’i sjell 24 kredi. Kjo do të thotë se për kryerjen me sukses të studimeve pasuniversitare janë të nevojshme 60 kredi. Secila lëndë duhet të kryhet duke i plotësuar kërkesat e shtruara në sillabusin (plan-programin) e lëndës.


Përgjegjësi i programit
Prof. dr. Haxhi Gashi