Menaxhment dhe ekonomiks (BA)

Misioni i Programit studimor Menaxhment dhe ekonomiks (BA)

Misioni i programit studimor menaxhment dhe ekonomiks është të sigurojë arsimim të plotë në fushat e menaxhmentit dhe ekonomiksit, të nxisë hulumtime që kontribuojnë në zgjidhjen e sfidave në këto fusha, dhe të përgatisë liderë të aftë që do të kontribuojnë në zhvillimin e biznesit dhe shoqërisë.

Qëllimi dhe objektivat:

Programi studimor Menaxhment dhe ekonomiks ka për qëllim të përgatis studentët dhe të pajis studentën me njohuri të mjaftueshme për një karrierë në fushën e menaxhmentit dhe ekonomisë. Me theks të veçantë në aftësitë konceptuale dhe praktike, programi synon të zhvillojë një gamë të gjerë aftësish që do ti përgatisin studentët për sfidat dhe detyrat e menaxhimit në bizneset e ndryshme, institucione financiare, fushat e financave dhe menaxhmentit, dhe sektorë të tjera të njëjta. Programi i ofruar ndihmonë në përshtatjen e studentëve për tregun e punës dhe për nevojat e ndryshme të industrisë.
Programi po ashtu reflekton rëndësinë e aftësive teorike dhe praktike në menaxhimin e proceseve të ndryshme në punë. Ky qëndrim i përfshirjes së teorisë në praktikë do të ndihmojë studentët në zbatimin e njohurive të fituara në situata reale të biznesit.
Në një kontekst më të gjerë, programi po përgatit studentët për të kontribuar në arritjen e qëllimeve të organizatave. Përmes menaxhimit të talenteve, sigurimit të kënaqësisë në punë dhe angazhimit të punonjësve, si dhe menaxhimit efektiv të performancës së biznesit, studentët do të kenë mundësinë të jenë pjesë e zhvillimit dhe suksesit të organizatave në mjedisin e biznesit.
Përmbyllësisht, kjo përshtatje e thellë në praktikat e menaxhmentit dhe ekonomisë e bën këtë program studimi një zgjedhje të shkëlqyer për ata që dëshirojnë të ndërtojnë një karrierë të suksesshme dhe të kontribuojnë në zhvillimin e bizneseve dhe organizatave në një mjedis ekonomik të ndryshuar.

Standardi 4.3. Disiplinat brenda kurrikulit sigurohen në një rrjedhë logjike dhe plotësojnë përkufizimin dhe përcaktimin e kompetencave të përgjithshme dhe specifike, si dhe pajtueshmërinë me programet e studimit dhe kurrikulat e dorëzuara në ZEAL. Më poshtë paraqiten të paktën shtatë rezultatet e të nxënit për programin e studimit.

Programi Studimor Menaxhment dhe Ekonomiks përgatit studentët që të arrijnë objektivat e mësim-nxënies duke siguruar që ata të demonstrojnë arritjen e rezultateve të përcaktuara të programit.

Kompetencat e Programit "Menaxhment dhe Ekonomiks"

Kompetencat e Programit "Menaxhment dhe Ekonomiks" Rezultatet e të Nxënit
Kompetenca Akademike dhe Profesionale – Aftësia për të aplikuar njohuritë teorike dhe praktike në fushën e Menaxhmentit dhe Ekonomiksit. Studenti do të jetë në gjendje të veprojë si profesionist i kualifikuar në Menaxhment dhe Ekonomiks.
Kompetenca Hulumtuese dhe Kërkimore – Aftësia për të organizuar dhe marrë pjesë në hulumtime shkencore, duke respektuar normat etike dhe metodat e kërkimit. Studenti do të organizojë ose marrë pjesë në kërkim shkencor, duke përfshirë elemente ndërdisiplinore.
Kompetenca në Zgjidhjen e Problemeve Menaxheriale dhe Ekonomike – Aftësia për të zbatuar njohuritë për të hartuar modele dhe të punuar në sektorin ekonomik. Studenti do të zbatojë njohuritë për të konceptualizuar modele menaxheriale dhe ekonomike sipas kërkesave të përcaktuara.
Kompetenca Analitike – Aftësia për të identifikuar, formuluar dhe zgjidhur probleme komplekse duke përdorur parimet e menaxhmentit dhe ekonomisë. Studenti do të identifikojë, formulojë dhe zgjidhë probleme komplekse duke nxjerrë përfundime të vërtetuara.
Kompetenca në Projektim dhe Zhvillim të Zgjidhjeve – Aftësia për të dizajnuar dhe vlerësuar zgjidhje dhe procese duke marrë parasysh faktorët shoqërorë, kulturorë dhe mjedisorë. Studenti do të dizajnojë dhe vlerësojë zgjidhje për probleme menaxheriale dhe ekonomike duke marrë parasysh nevojat e specifikuara.
Kompetenca në Përdorimin e Mjeteve Moderne – Aftësia për të përdorur, krijuar dhe përshtatur teknika, burime dhe instrumente bashkëkohore menaxheriale dhe ekonomike. Studenti do të krijojë, zgjidhë dhe aplikojë mjete moderne duke kuptuar kufizimet ekzistuese.
Kompetenca në Punën Individuale dhe Ekipore – Aftësia për të punuar si individ dhe si anëtar ose udhëheqës në ekipe të ndryshme dhe shumëdisiplinore. Studenti do të funksionojë në mënyrë efektive si individ dhe si anëtar/udhëheqës në ekipe të ndryshme.
Kompetenca Komunikuese – Aftësia për të komunikuar në mënyrë efektive me komunitetin profesional dhe të gjerë përmes raporteve, dokumenteve dhe prezantimeve. Studenti do të komunikojë në mënyrë efektive për aktivitete menaxheriale dhe ekonomike, duke shkruar raporte dhe duke bërë prezantime.
Kompetenca në Profesionalizëm dhe Ndërgjegjësim Shoqëror – Aftësia për të kuptuar dhe vlerësuar ndikimin shoqëror, shëndetësor, ligjor dhe kulturor në kontekste globale. Studenti do të kuptojë dhe vlerësojë çështjet shoqërore, shëndetësore, ligjore dhe kulturore brenda konteksteve lokale, rajonale dhe globale.
Kompetenca Etike – Aftësia për të kuptuar dhe zbatuar etikën profesionale, përgjegjësitë dhe normat e praktikës në shkencat e menaxhmentit dhe ekonomisë. Studenti do të kuptojë dhe angazhohet për etikën profesionale dhe normat e praktikës.
Kompetenca për Mësim të Vazhdueshëm – Aftësia për të mësuar vazhdimisht dhe për tu përshtatur me zhvillimet e reja në fushën e Menaxhmentit dhe Ekonomiksit. Studenti do të ketë aftësinë për tu angazhuar në mësim të pavarur për zhvillim të vazhdueshëm si profesionist.


Prof.Ass.Dr.Burim Morina


Prof.Asoc.Dr.Vehbi Imeri

Prof.Dr.Shyqeri Kabashi

Prof.Ass.Dr.Nadire Loku

Prof.Ass.Dr.Abetare Kabashi