Niveli Baçelor

Niveli baçelor është shkalla e parë e studimeve akademike, me qëllim të edukimit të përgjithshëm të studentëve, duke përfshirë njohuritë themelore dhe aftësitë specifike për mundësitë e vazhdimit të studimeve të nivelit akademik master, si dhe aftësimin për punë. Studimet baçelor janë studime të përgjithshme, me kohëzgjatje jo më pak se 3 vjet (me 180 ECTS). Me përfundimin e shkallës së parë akademike të studimeve fitohet grada baçelor për drejtimin përkatës:

  • Menaxhment dhe ekonomik (BA)
  • Banka dhe financa (BA)
  • Menaxhimi i emergjencave (BA)
  • Juridik (L.L.B)
  • Shkenca Kompjuterike (BA)