Afatet për aplikim

Nëpërmjet aplikimit , kandidati shpreh interesin për te vijuar studimet universitare  pran Kolegjit “Biznesi” ne programin e studimeve te zgjedhur prej tij. Kolegji ne baze te  konkursit publik për numrin e studenteve qe do te pranohen  si dhe kritereve , vendosë  për pranimin e tyre. 

Aplikimi behet nëpërmjet plotësimit te formularit te aplikimit :

  • Ne mënyrë të drejtpërdrejte duke aplikuar në Kolegjin “Biznesi” ;
  • Në mënyrë online duke aplikuar përmes aplikacionit online në webfaqe të Kolegjit
  • Nëpërmjet internetit duke shkarkuar formularin e aplikimit dhe duke dërguar atë ne adresën e Kolegjit “Biznesi”;
  • Nëpërmjet  shërbimit postar duke dërguar formularin e aplikimit në adresë të Kolegjit “Biznesi” . 

Afatet për aplikim bëhen të ditura sipas shpalljes publike ne mjetet e informimit publik ose ne ueb faqen e Kolegjit ”Biznesi” duke përcaktuar kushtet e pranimit dhe numrin e studentëve që do të pranohen sipas programeve të akredituara dhe nivelit të studimeve BA dhe MA .

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:

  • Aplikacioni i Kolegjit ”Biznesi”;
  • Dëftesa dhe diploma e shkollës së mesme ;
  • Certifikata e lindjes;
  • Dy fotografi për indeks;