Staf akademik visitor nga Polonia!

Ligjerata e hapur dy ditore e drejtuar nga Dr. Agnieszka Faron dhe Dr.Malgorzata Lesniak-Johann, dy pedagoge nga Akademia e Biznesit në Wroclaw të Polonisë, do të mbahet në Kolegjin "Biznesi" në Prishtinë.
Ky event është një mundësi e shkëlqyeshme për studentët dhe profesionistët e biznesit në Kosovë për të përfituar nga eksperiencat dhe ekspertiza e tyre në fushën e biznesit. Konferenca do të fokusohet në katër temat e mëposhtme.
“Business sector in Poland”
“How to boost creativity for high-education purposes”
Që do të ligjërohen nga Dr. Agnieszka Faron më 22 prill në ora 17:00
dhe
“Tourism demand in Poland”
“Investment attractiveness of Poland”
Që do të ligjërohen nga Dr.Malgorzata Lesniak-Johann më 23 prill në ora 17:00
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në prezantimet e specializuara, duke diskutuar dhe duke ndarë idetë dhe praktikat më të mira në fushën e biznesit. Kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për të zgjeruar njohuritë dhe për të ndërtuar kontakte me profesionistë dhe ekspertë të fushës së biznesit europian, duke e bërë këtë konferencë një ngjarje të pazëvendësueshme për komunitetin e biznesit në Kosovë.