Mobilitet i suksesshëm i stafit ndërkombëtar akademik!

Ligjerim dhe mobilitet javorë nga stafi akademik Dr. Agnieszka Faron prof.WB dhe Dr. Malgorzata Lesniak-Johann i universitetit partner (Wroclaw University of Applied Sceinces) të Kolegjin "Biznesi" ishte një sukses i radhës. Prezantimi i tyre i përkryer dhe aftësia e tyre për të përcjellë informacione të rëndësishme në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme ka lënë një impakt të madh në studentët dhe studiuesit e shkencës.
Përmbajtja e ligjeratave ishte e pasur dhe e përfshirë, duke mbështetur aspektet teorike me shembuj praktikë dhe studime rastësore. Kjo ndihmoi studentët të kuptonin më mirë konceptet dhe ti shohin ato në kontekstin e vërtetë të botës së biznesit dhe turizmit.
Dr. Agnieszka Faron prof.WB dhe Dr. Malgorzata Lesniak-Johann shfaqën një nivel të lartë të përgatitjes dhe profesionalizmit gjatë prezantimeve të tyre. Ato ishin të përfshira në diskutime dhe të gatshme për t’u përgjigjur pyetjeve të studentëve me një qasje të sinqertë dhe të kujdesshme.
Studentët dhe studiuesit e shkencës patën përfitime të shumta nga këto ligjërata. Ata zgjeruan njohuritë e tyre në fushën e biznesit duke marrë perspektivën e një vendi nga Bashkimi Europian. Përvoja e tyre u pasurua nga studime të ndryshme dhe praktikat më të mira të biznesit që u paraqitën gjatë ligjeratave.