Ligjerat e hapur nga Zyrtari i Lartë për Korporata në NLB Bank Fitim Alihafezi !
Fitim Alihafezi i diplomuar në kolegjin Biznesi ndan storien e suksesit me studentet e Kolegjit Biznesi me temën "Transformimi Digjital në Bankat Moderne: Roli i Teknologjisë në Rritjen e Efiçencës dhe Sigurisë"
Në kuadër të "Unionit Alumni" të Kolegjit Biznesi, sot studentët patën mundësinë të dëgjojnë historinë e suksesit të Fitim Alihafezit, një ish-student i diplomuar në këtë Kolegjin Biznesi, i cili aktualisht mban pozitën e Zyrtarit të Lartë për Korporata në NLB Bank.
Në prezantimin e tij me temën "Transformimi Digjital në Bankat Moderne: Roli i Teknologjisë në Rritjen e Efiçencës dhe Sigurisë", Alihafezi ndau përvojat e tij profesionale dhe theksoi rëndësinë e inovacioneve teknologjike në sektorin bankar. Ai shpjegoi se si automatizimi dhe digjitalizimi po ndihmojnë në përmirësimin e shërbimeve bankare, duke rritur sigurinë dhe efiçencën e operacioneve financiare.
Studentët e pranishëm patën mundësinë të bëjnë pyetje dhe të angazhohen në një diskutim interaktiv me Alihafezin, duke marrë këshilla praktike për ndërtimin e një karriere të suksesshme në sektorin financiar dhe teknologjik.
Kolegji Biznesi vazhdon të sjellë eksperienca të vlefshme për studentët e tij përmes programeve të ndryshme që lidhen me rrjetëzimin dhe ndarjen e njohurive nga profesionistët më të suksesshëm në industrinë financiare dhe përtej saj.