Ligjerat e hapur nga partnerët e industris, Menaxheri i Victoria Invest International !
Kujtim Belloda Menaxher në Kompanin Victoria Invest International "Evolucioni i E-commerce: Sfidat dhe Mundësitë në Tregun Global"
Në kuadër të industrisë, studentët e Kolegjit Biznesi patën mundësinë të ndjekin prezantimin e Kujtim Belloda, Menaxher në kompaninë Victoria Invest International. Ai ndau njohuritë dhe përvojën e tij mbi transformimin e tregtisë elektronike, duke theksuar sfidat dhe mundësitë në tregun global.
Gjatë diskutimit, Belloda foli për ndikimin e teknologjisë në evolucionin e e-commerce, rëndësinë e sigurisë kibernetike dhe strategjitë për të konkurruar me sukses në një treg gjithnjë e më dinamik.
Kolegji Biznesi vazhdon të sjellë eksperienca të vlefshme për studentët e tij përmes bashkëpunimeve me profesionistë të suksesshëm nga sektori i biznesit dhe teknologjisë.