Juridik - LLB
Misioni
Ofron dhe u siguron studentëve mësimnxënie cilësore dhe njohuri arsimore, shkencore dhe hulumtuese në fushën juridike (LLB), bazuar në zbatimin e metodave moderne të mësimdhënies dhe mësimnxënies, për tregun e punës si lider i së ardhmes për komunitetin.
Qëllimi dhe Objektivat
Qëllimi i Programit Studimor Juridik i Përgjithshëm LLB është të përgatisë të diplomuarin për të analizuar, planifikuar dhe realizuar në mënyrë të pavarur zgjidhjet për zhvillimin, dhe integrimin e shkathtësive dhe kompetencave në fushën Juridik i Përgjithshëm LLB në institucionet shtetërore të sistemit të drejtësisë, organizatat joqeveritare si dhe sektorin privat.
Programi Juridik (LLB) synon të nxjerrë të diplomuar dhe liderë të së ardhmes, të diplomuar të cilët kanë aftësi të zgjidhjes së problemeve dhe të bëjnë ndryshimin në drejtësi. Me anë të këtij programi studentët do të kenë mundësi të mendojnë dhe veprojnë si udhëheqës në fushën Juridike.
Zhvillimin e njohurive dhe shkathtësive bazë për fushat e jurisprudencës, administratës publike, sektorit publik dhe privat, që bazohet në njohuritë e arsimimit të tyre tipik të nivelit të mesëm të përgjithshëm, njohuri që mbështeten në botimet e reja, të cilat njohuri janë të mjaftueshme si informacion paraprak për fushën e tyre të studimit që kanë zgjedhur; Fitimin e njohurive në një mënyrë apo qasje profesionale ndaj punës ose profesionit të tyre, si jurist të së ardhmes dhe aftësi të demonstruara, zakonisht përmes identifikimit dhe mbështetjes së argumenteve dhe zgjidhjes së problemeve brenda fushës së tyre të studimit; Demonstrimin e njohurive mbi rendin juridik vendor dhe atë ndërkombëtar dhe posedimin e shkathtësive për të gjykuar në përputhje me standardet dhe të drejtën ndërkombëtare lidhur me të drejtat e njeriut.
Rezultatet e Mësim Nxënies
Programi Studimor Juridik LLB përgatit studentët për të arritur objektivat e mësim nxënies të programit studimor duke siguruar që studentët të demonstrojnë arritjet e rezultateve të mësim nxënies të programit.
Rezultatet | Përshkrimi |
---|---|
Arsimim akademik | Të përgatis të diplomuarin si profesionistë në Juridik LLB |
Hulumtim shkencor | Të organizoj ose marrë pjesë në nivel elementar në kërkim shkencor në fushën e programit studimor, që mund të përfshijnë edhe elemente të kërkimit ndërdisiplinor dhe të njeh normat dhe parimet etike në kërkimin shkencor. |
Njohuri për zgjidhjen e problemeve juridike | Zbatoj njohuritë e shkencave juridike, njohuritë për sistemin juridik, shkencës dhe fushës të përshtatshme për specializimin e punëve në sistemin gjyqësor. |
Analizë e problemit | Identifikoj, formuloj, hulumtoj literaturën dhe zgjidh probleme komplekse juridike duke arritur në përfundime të vërtetuara, duke përdorur parimet themelore të shkencave juridike dhe disiplinave përkatëse të fushës. |
Projektimi/Zhvillimi i Zgjidhjeve | Dizenjoj dhe vlerësoj zgjidhje për problemet juridike dhe dizajnoj dhe vlerësoj sisteme, komponentë ose procese që plotësojnë nevojat e specifikuara me konsideratë të duhur për shërbimet publike, konsideratat kulturore, shoqërore dhe mjedisore. |
Përdorimi modern i mjeteve | Krijoj, zgjidh, përshtatë dhe aplikoj teknikat, burimet dhe instrumentet bashkëkohore juridike, duke kuptuar kufizimet me të cilat përballet. |
Puna individuale dhe ekipore | Funkcionoj në mënyrë efektive si individ dhe si anëtar ose udhëheqës në ekipe të ndryshme dhe në mjedise shumëdisiplinore. |
Komunikimi | Komunikoj në mënyrë efektive me komunitetin juridik, me shoqërinë në përgjithësi rreth aktiviteteve legjislative duke qenë në gjendje të kuptoj dhe shkruaj raporte efektive, të hartoj dokumentacion, të bëj prezantime efektive dhe të jap dhe kuptoj udhëzimet e qarta. |
Profesionalizmi dhe shoqëria juridike | Kuptoj dhe vlerësoj çështjet shoqërore, shëndetësore, të sigurisë, ligjore dhe kulturore brenda konteksteve lokale, rajonale dhe globale, si dhe përgjegjësitë rrjedhëse të rëndësishme për praktikën profesionale të shkencave juridike. |
Etika | Kuptoj dhe angazhohet për etikën profesionale, përgjegjësitë dhe normat e praktikës profesionale të shkencave juridike. |
Të mësuarit gjatë gjithë jetës | Njohë nevojën dhe të ketë aftësinë për tu angazhuar në mësim të pavarur për zhvillim të vazhdueshëm si profesionist në Juridik LLB. |