Menaxhment dhe Financa (MA)
Misioni i Programit Studimor Menaxhment dhe Financa
Programi Studimor Menaxhment dhe Financa dhe objektivat e tij janë në përputhje me misionin e institucionit, pasi ndërtohen mbi të njëjtat shtylla themelore: arsim (mësimdhënie dhe mësimnxënie), shkencë (hulumtime shkencore) dhe shërbime ndaj komunitetit (kontribut pozitiv për mirëqenien ekonomike të shoqërisë).
Misioni i programit Menaxhment dhe Financa është të pajisë studentët me njohuri të avancuara shkencore dhe aftësi praktike multidisiplinare në fushat e menaxhmentit dhe financave, përmes metodave moderne të mësimdhënies dhe hulumtimeve të thelluara shkencore, në funksion të zhvillimit të kapaciteteve njerëzore sipas nevojave të ekonomisë së tregut në vend dhe rajon.
Programi ofron njohuri të avancuara në të gjitha dimensionet e fushave të Menaxhmentit dhe Financave, duke mundësuar arsim akademik në një mjedis lokal të pasuruar me ekspertizë ndërkombëtare, me qëllim krijimin e një ambienti bashkëpunues ndërmjet studentëve, stafit mësimdhënës, administratës dhe komunitetit.
Në hartimin e programit në nivel master janë marrë parasysh Korniza Kombëtare e Kualifikimeve dhe Korniza Evropiane e Kualifikimeve, të cilat kanë udhëhequr përcaktimin e rezultateve të pritura të të nxënit. Studentët që përfundojnë me sukses programin do të jenë në gjendje të zbatojnë njohuritë dhe të kuptuarit e tyre në mënyrë profesionale, duke demonstruar kompetenca për të formuluar dhe mbështetur argumente, si dhe për të zgjidhur probleme të fushës së Menaxhmentit dhe Financave.
Fusha dhe Rezultatet e të Nxënit
| Fusha | Rezultatet e të Nxënit |
|---|---|
| Arsimi Akademik |
|
| Njohuri për Zgjidhjen e Problemeve |
|
| Hulumtimi Shkencor |
|
| Analiza e Problemit |
|
| Zhvillimi i Zgjidhjeve |
|
| Përdorimi Modern i Mjeteve |
|
| Puna Individuale dhe Ekipore |
|
| Komunikimi |
|
| Profesionalizmi dhe Shoqëria Ekonomike |
|
| Etika |
|
| Të Mësuarit gjatë Gjithë Jetës |
|
| Pikëpamja Sociale dhe Mjedisore |
|
Gjithashtu, ky program u mundëson kandidatëve të vazhdojnë studimet në nivelin e doktoratës.

Prof.Asoc.Dr.Betim
Spahiu
Prof.Ass.Dr.Nexhmije Kabashi

Prof.Ass.Dr.Ariana
Xhemajli