Menaxhimi i emergjencave (MA)

Misioni i Programit studimor Menaxhimi i emergjencave (MA)

Programi Studimor Menaxhimi i Emergjencave (MA), ndjek traditën e tij akademike pozitive, udhëzon metoda të reja akademike për studentët e tij, zbaton standardet e avancuara të mësimdhënies, duke rishikuar dhe përsosur në vijimësi këtë mision, nëpërmjet veprimtarive hulumtuese shkencore dhe ndihmon vendin me ekspert nga kjo fushë.

Qëllimi dhe objektivat:

Qëllimi i programit studimor, “Menaxhimi i Emergjencave” (MA), është të përgatit studentët që në mënyrë të pavarur të parashikojnë, përpilojnë, planifikojnë dhe organizojnë masat parandaluese për mbrojtje, reagim emergjent, zhvillimit të operacioneve, lehtësim dhe rimëkëmbjes për situatat emergjente, në nivel vendi apo edhe për misione ndërkombëtare.

Objektivat dhe rezultatet e mësim nxënies

Rezultatet e mësim nxënies përfshijnë njohuritë, aftësitë dhe kompetencat që një i diplomuar në Menaxhimi i Emergjencave(MA) do të arrijë nga programi.

Menaxhimi i emergjencave (MA)

Disiplinat brenda kurrikulit sigurohen në një rrjedhë logjike dhe plotësojnë përkufizimin dhe përcaktimin e saktë të kompetencave të përgjithshme dhe specifike, si dhe pajtueshmërinë me programet e studimit dhe kurrikulat e dorëzuara në ZEAL. Duhet të listohen të paktën 7 rezultatet e të nxënit për programin e studimit nën vlerësim.

Programi Studimor Menaxhimi i Emergencave (MA) përgatit studentët për të arritur objektivat e mësim-nxënies të programit studimor duke siguruar që ata të demonstrojnë arritjet e rezultateve të mësim-nxënies të programit.

Rezultatet e mësim-nxënies të programit:

  • Rezultatet e mësim-nxënies të Programit Studimor Të diplomuarit në Menaxhimin e Emergjencave (MA)
  • Arsimim akademik Të përgatisë të diplomuarin si profesionist në Menaxhimin e Emergjencave.
  • Hulumtim shkencor Të organizojë ose të marrë pjesë në nivel të avancuar dhe të thelluar në kërkim shkencor në fushën e programit studimor, duke përfshirë elemente të kërkimit ndërdisiplinor dhe duke zbatuar normat dhe parimet etike të kërkimit shkencor.
  • Njohuri të avancuara për zgjidhjen e problemeve të menaxhimit të emergjencave Të aplikojë njohuri të avancuara të shkencës së menaxhmentit, të emergjencave dhe fushave përkatëse për specializimin e punëve në sektorin e menaxhimit të emergjencave.
  • Analizë e problemit Të identifikojë, formulojë, hulumtojë literaturën dhe të zgjidhë probleme komplekse të menaxhimit të emergjencave duke arritur në përfundime të argumentuara duke përdorur parimet themelore të menaxhimit, shkencës së emergjencave dhe disiplinave të lidhura.
  • Projektimi / Zhvillimi i zgjidhjeve Të dizajnojë dhe vlerësojë zgjidhje për problemet e menaxhimit të emergjencave dhe të zhvillojë sisteme, komponentë ose procese që plotësojnë nevojat e përcaktuara duke marrë parasysh shërbimet publike, faktorët kulturorë, shoqërorë dhe mjedisorë.
  • Përdorimi modern i mjeteve Të krijojë, zgjidhë, përshtatë dhe aplikojë teknika, burime dhe instrumente bashkëkohore të menaxhimit të emergjencave duke kuptuar kufizimet e tyre praktike.
  • Puna individuale dhe ekipore Të funksionojë në mënyrë efektive si individ dhe si anëtar ose udhëheqës në ekipe të ndryshme dhe në mjedise shumëdisiplinore.
  • Komunikimi Të komunikojë në mënyrë efektive me komunitetin e menaxhimit të emergjencave dhe me shoqërinë në përgjithësi duke përgatitur raporte të qarta, dokumentacion profesional, prezantime efektive dhe duke dhënë e kuptuar udhëzime të sakta.
  • Profesionalizmi dhe shoqëria e menaxhimit të emergjencave Të kuptojë dhe vlerësojë çështjet shoqërore, shëndetësore, ligjore, të sigurisë dhe kulturore në kontekstet lokale, rajonale dhe globale si dhe përgjegjësitë që burojnë nga praktika profesionale.
  • Etika Të kuptojë dhe të angazhohet për etikën profesionale, përgjegjësitë dhe normat e praktikës në fushën e menaxhimit të emergjencave.
  • Të mësuarit gjatë gjithë jetës Të njohë nevojën dhe të zhvillojë aftësinë për tu angazhuar në mësim të pavarur për zhvillim të vazhdueshëm profesional në fushën e menaxhimit të emergjencave.

Struktura e programit Menaxhimi i Emergjencave (MA) siguron një rrjedhë logjike dhe plotëson përkufizimin dhe përcaktimin e kompetencave të përgjithshme dhe specifike sipas kurrikulave dhe programeve të dorëzuara në ZEAL.


Prof.Ass.Dr.Rushan Ceka


Prof.Ass.Dr. Edona Kabashi Kastrati