DIPLOMË E DYFISHTË
Kolegji Biznesi ka arritur marrveshje me Instituto Politécnico de Bragança për t’I ofruar studentëve tanë mundësin për përfitimin e diplomës së dyfishtë.
Programi Europian ERASMUS+ ICM (International Credit Mobility) ju mundëson studentëve të Kolegjit Biznesi realizimin e ëndrrës studentore europiane duke i ofruar stundetëve edhe fonde për shpenzimet.
STUDENTËT
Projekti i IPB , ICM është ndërtuar mbi një projekt më të madh: Diplomën e dyfishtë. Kështu, për të marrë diplomën nga IPB, studentët e Kolegjit Biznesi duhet të kalojnë një vit akademik në IPB dhe të kryejnë tezën e Masterit + 3 deri në 5 njësi kursi (plani i studimeve do të hartohet pasi procesi i studentit të analizohet nga komisioni i lëndës në IPB).
Fondacioni për studentët do të jetë: Ky grant SMS është dhënë për 6 muaj mobilitet Erasmus+ dhe korrespondon me një total prej 5460 €/ secili (6*850= 5100 € + 360 € udhëtim)
Dokumentet që duhen dërguar:
- Plani i studimeve (struktura e lëndës) në Kolegjin Biznesi;
- Transkripti i shënimeve në anglisht me listën dhe notat e njësive të lëndëve që studenti ka përfunduar në universitetin e origjinës;
- Curriculum Vitae;
- Pasaporta e studentit.
- Dokument që thotë se nxënësi ka përfunduar shkollën e mesme (vetëm për studentët bachelor)
E rëndësishme: studentët duhet të kenë të paktën nivelin B1 në anglisht.
Studentët e nivelit Mastër janë në prioritet!
Afati i fundit për aplikim/ nominim: 30 prill (për datën 1 të vitit të ardhshëm akademik 2023-2024)
https://portal3.ipb.pt/index.php/pt/icm/partners
*Për informata shtesë kontaktoni zyrtarin për ndërkombëtarizim [email protected] apo drejtohuni shërbimit administrativ!