Biblioteka



Kolegji “BIZNESI” një rëndësi të veçantë u kushton edhe bibliotekave të cilat janë themeluar që nga fillimi i punës së Kolegjit e degëve të tij. Bibliotekat kanë një lidhje funksionale me sallat e leximit dhe secila prej tyre ka një hapësirë të përshtatshme për shfrytëzimin e literaturës. Bibliotekat janë të pajisura me këto njësi bibliografike: libra në gjuhën shqipe; libra në gjuhë të huaja, revista shkencore në gjuhën shqipe; revista shkencore në gjuhë të huaja; skripta të ndryshme etj.

Renditja e burimeve bibliografike është bërë sipas katalogut alfabetik. Në çdo bibliotekë është i angazhuar një punëtor, i cili ofron shërbime përkrahëse për studentët.

Në kuadër të bashkëpunimit me institucionet e arsimit të lartë nga jashtë një rëndësi të veçantë Kolegji “BIZNESI” i kushton pajisjes së vazhdueshme të bibliotekës me tituj të rinj bibliografikë, me qëllim të ofrimit të informacione më të reja nga lëmit shkencore evropiane. 

Njësitë bibliografike dhe fizike në bibliotekën e Kolegjit “BIZNESI”:

Njësia e botimit

Tituj

Kopje

Libra në gjuhën shqipe

594

2560

Libra në gjuhën angleze

440

680

Revista shkencore në gjuhën shqipe

225

297

Revista shkencore në gjuhë të huaja

162

162

Skripta të ndryshme

130

320


K
olegji BIZNESI deri më tani ka botuar tituj të librave universitar (shih botimet universitare), biblioteka e Kolegji  BIZNESI  është e pajisur me mbi 3,000 tituj të librave në lëmin e ekonomisë, teknologjisë informative, juridikut, emergjencave dhe drejtimeve tjera.


Studentët e Kolegjit Biznesi mund ta përdorin Katalogun elektronik të Bibliotekës së Kolegjit duke klikuar në linkun
Katalogu elektronik i Bibliotekës së Kolegjit Biznesi

Kolegji Biznesi ka marrëveshje bashkëpunimi me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, me anë të së cilës, studentët e Kolegjit Biznesi mund të përdorin njësi bibliografike sipas procedurave të përdorimit të Bibliotekës Kombëtare, linku i katalogut elektronik.
Katalogu elektronik i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës

Përveç titujve të librave biblioteka posedon edhe revista shkencore, raporte dhe statistika të ndryshme në gjuhen shqipe dhe angleze.

Studentët e Kolegjit BIZNESI përveç shfrytëzimit të burimeve bibliografike të shtypura kanë mundësi shfrytëzimi edhe të burimeve elektronike (e-Biblioteka).

Rregullat per Plagjiature

 

 

Ne rastin qe autori dorezon punimin shkencor per vleresim, autori poashtu deshmon ne rregullat vijuese:

-Asnjë pjesë e dorëshkrimit nuk është plagjiarizuar nga burime të tjera
-Referenca e duhur sigurohet për të gjitha përmbajtjet e nxjerra nga burime të tjera
-Do të ndërmerren veprime të forta kundër rasteve të plagjiaturës

Të gjitha dokumentet e paraqitura duhet të kalojnë përmes një shqyrtimi fillestar dhe do të kontrollohen përmes Programit të Avancuar të Zbulimit të Plagjiaturës