Afatet për aplikim
Nëpërmjet aplikimit , kandidati shpreh interesin për te vijuar studimet universitare pran Kolegjit “Biznesi” ne programin e studimeve te zgjedhur prej tij. Kolegji ne baze te konkursit publik për numrin e studenteve qe do te pranohen si dhe kritereve , vendosë për pranimin e tyre.
Aplikimi behet nëpërmjet plotësimit te formularit te aplikimit :
- Ne mënyrë të drejtpërdrejte duke aplikuar në Kolegjin “Biznesi” ;
- Në mënyrë online duke aplikuar përmes aplikacionit online në webfaqe të Kolegjit
- Nëpërmjet internetit duke shkarkuar formularin e aplikimit dhe duke dërguar atë ne adresën e Kolegjit “Biznesi”;
- Nëpërmjet shërbimit postar duke dërguar formularin e aplikimit në adresë të Kolegjit “Biznesi” .
Afatet për aplikim bëhen të ditura sipas shpalljes publike ne mjetet e informimit publik ose ne ueb faqen e Kolegjit ”Biznesi” duke përcaktuar kushtet e pranimit dhe numrin e studentëve që do të pranohen sipas programeve të akredituara dhe nivelit të studimeve BA dhe MA .
Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:
- Aplikacioni i Kolegjit ”Biznesi”;
- Dëftesa dhe diploma e shkollës së mesme ;
- Certifikata e lindjes;
- Dy fotografi për indeks;