Master(MA)

Niveli master është shkalla e dytë e studimeve akademike, gjatë të cilës fitohen njohuri dhe aftësi të veçanta dhe specifike, të nevojshme për punë të pavarur dhe për të vazhduar studimet ne nivel e studimeve të doktoratës.

Qëllim i themelor i studimeve master është përgatitja e specialistëve me njohuri shkencore në drejtimet studimore të veçanta. Kohëzgjatja e studimeve master është 2 vjet (me 120 ECTS, kredi).

Programi i studimeve master ka për qëllim arritjen e gradës, të bazuar në hulumtimet shkencore dhe zhvillimin e aftësive të veçanta teorike dhe praktike.

Me përfundimin e shkallës së dytë akademike të studimeve fitohet grada master (MA) i drejtimit përkatës:

  • Menaxhment dhe financa (MA)
  • Menaxhimi i emergjencave (MA)