Konference ndërkombëtare e 15-të nga Instituti për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim Ulqin, Mal i Zi 2023

Ne bashkëorganizim me : ISRD, Komuna e Ulqinit, Organizata Toulcinj, Universiteti i Shkodrës Luigj Kurkuqi, Universiteti Haxhi Zeka, Mediterean University, Canadian Intitute of Technology, Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani, Kolegji Biznesi dhe Cyprus Science University
Të nderuar kërkues shkencorë,
Instituti për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim (IKSZH) ka kënaqësinë të ju ftoj të merrni pjesë në: 1) KONFERENCËN E XV SHKENCORE NDËRKOMBËTARE - “ANALIZA E MUNDËSISË SË DALJES NGA KRIZA GLOBALE ENERGJETIKE NË VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOR"
2) KONFERENCËN E VII SHKENCORE NDËRKOMBËTARE - "PËRGJEGJËSITË INSTITUCIONALE PËR RUAJTJEN DHE AVANCIMIN E GJUHËVE DHE LETËRSISË"
Konferencat do të organizohen në dy sesione të veçanta, duke marrë parasysh profilin e shkencëtarëve dhe kontributin e tyre në akademi dhe më gjerë. Qëllimi i konferencave, duke pasur parasysh sesionet e saj, do të fokusohet në punimet dhe hulumtimet e kontribuesve të cilat synohen të jenë në përputhje me objektivat e konferencave.
Prandaj, për të arritur objektivat dhe synimet e Konferencave, punimet e kontribuesve potencialë shkencorë duhet të jenë në përputhje me qëllimin dhe objektivat e Konferencave Shkencore Ndërkombëtare XV dhe VII.
OBJEKTIVAT DHE QËLLIMET E KONFERENCËS SË XIII-të DHE V – të NDËRKOMBËTARE
Instituti për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim (IKSZH) në Ulqin është një shoqatë e shkencëtarëve dhe profesionistëve me tituj adekuat shkencorë dhe me profil të merituar akademik, të cilët tradicionalisht janë të angazhuar në qasjen dhe avancimin e çështjeve sociale nga këndvështrimi shkencor.
IKSZH angazhohet për organizimin e konferencave ndërkombëtare ekskluzivisht për çështjet e zhvillimit ekonomik. Të bindur për këtë perspektivë, nga këndvështrimi multidisiplinar, teoricienët, praktikantët, profesionistët, etj., do të ofrojnë kontribute të rëndësishme të cilat do të vlerësohen si një mundësi e mirë për të krijuar një agjendë biznesi përmes diskutimit të temave kyçe rreth politikave, me një perspektivë drejt potencialet e zhvillimit të ekonomisë së gjelbër dhe mundësitë e zbatimit në vendet e rajonit.
Objektivat e Konferencave:
1) Konferencat pretendojn ekskluzivisht të bashkojë shkencëtarët, akademikët, ekspertët e fushës së zhvillimit ekonomik dhe turistik lokal me qëllim të zgjerimit të njohurive specifike dhe të përgjithshme duke shkëmbyer ide dhe mendime për ristrukturimin e ekonomise. përmes programeve të ushqimit organik dhe turizmit shëndetësor
2) Konferencat synon të angazhojë potencial kërkimor – shkencor që tematika e përcaktuar të trajtohet në sfera interdisiplinare për studiues, praktikantë, profesorë pjesëmarrës por edhe për hulumtuesit për të nxitur dhe promovuar diskutime për risitë, tendenca, shqetësime e sfidat me të cilat po ballafaqohet shoqëritë moderne, duke mos i lënë anash si dhe zgjidhjet e mundshme në dobi të zhvillimit të ekonomisë së gjelbërt dhe mundësitë e implemntimit në vendet e rajonit.
3) Të publikojë punime me vlera shkencore dhe praktike të cilat jo vetëm që do të kontribuojnë në jetën shoqërore por dhe do i shërbejnë hulumtuesve, politikë – bërësve, shoqërisë dhe vendit për marrje të masave për zhvillimin e ekonomisë së gjelbërt dhe mundësitë e implemntimit në vendet e rajonit.
4) Të kontribuojë në fushën e Shkencave shoqërore dhe humane duke synuar forcimin e ndërlidhjes së pjesës praktike me pjesën teorike në ristrukturimin e turizmit përmes programeve të ushqimit organik dhe turizmit shëndetësor.
5) Të krijoj një forum diskutimi ku theksi do të bie mbi politikat potenciale për përmirësimin e gjendjes aktuale në fushën e shkencës dhe arsimit, si dhe paraqitjen e ideve të ndryshme në mënyrë që të kuptohet sa më mirë rëndësia e drejt e potencialëve të zhvillimit të ekonomisë së gjelbërt dhe mundësitë e implemntimit në vendet e rajonit dhe ristrukturimin e turizmit përmes programeve të ushqimit organik dhe turizmit shëndetësor.
6) Të kontribuoj në përmirësimin dhe ngritjen e vetëdijes për rëndësinë dhe sfidat investimeve dhe zhvillimit të qëndrueshëm përmesë arsimimit dhe aftësimit professional.
Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Shkencor (IKZSH) publikon punimet akademike përmes tre revistave të tij përkatëse, përkatësisht përmes a) Revistës Shkencore Ndërkombëtare Monte (RSNM); b) Revista Kërkimore Multidisiplinare Olcinium (RKMO); dhe c) Punime të Konferencave Shkencore Ndërkombëtare. Më poshtë mund të gjeni informacion më të detajuar për dorëzimin e punimeve përmes secilës revistë përkatëse. Revistat Shkencore për botime të punimeve:
I. Revista Ndërkombëtare Shkencore Monte (RNSM) – https://journalmonte.com/
Revista Ndërkombëtare Shkencore Monte (RNSM) është një nga revistat e ISRD-së e cila është njohur ndërkombëtarisht nëpërmjet indekseve të saj të ndryshme në platforma prestigjioze ndërkombëtare. Nëpërmjet ISJM, IKSZH-ja boton artikuj të njohur të revistave shkencore në fushën e Shkencave Sociale dhe Humane. Linku e mëposhtëm ofron faqen e indeksimit në faqen e internetit të RNSM-së: https://journalmonte.com/current Udhëzimet e autorit: https://journalmonte.com/editing-paper
Punimet duhet të jenë të shkruara në gjuhën angleze!
Publikimi i artikullit kushton 100 euro për çdo artikull dhe 40 euro për çdo bashkautor.
II. Revista Kërkimore Multidisiplinare Olcinium (RKMO) - https://www.olcinium.me/ Hulumtimi aktual në Revistën Kërkimore Multidisiplinare Olcinium (RKMO) shërben si një platformë botimi, si dhe një bazë të dhënash kërkimore në një shumëllojshmëri të gjerë fushash kërkimore brenda akademisë. RKMO është një revistë me akses të hapur e disponueshme ndërkombëtarisht për studiuesit dhe komunitetin akademik. Lidhja e mëposhtme ofron faqen e indeksimit në faqen e internetit të RKMO-së: https://www.olcinium.me/indexing/ Punimet duhet të jenë të shkruara në gjuhën angleze, shqipe, serbe, malazeze, maqedonase, ruse (një nga gjuhët) me abstrakt edhe në gjuhën angleze.
Publikimi i artikullit kushton 50 euro për çdo artikull dhe 20 euro për çdo bashkautor.
III. Publikime të Konferencave Shkencore Ndërkombëtare - https://ekonomskiinstitut.com/al/publikimet-e- buletinit-shkencor-i-konferencave-shkencore-nderkombetare/
Punimet duhet të jenë të shkruara në gjuhën angleze, shqipe, serbe, malazeze, maqedonase, ruse (një nga gjuhët).
Publikimi i artikullit kushton 50 Euro për çdo artikull
Dërgoni artikullin tuaj në adresën e emailit: [email protected]
Data te rendesishme:
1. Dorëzimi i punimit deri më: 15 Prill 2023
2. Konfirmimi i pranimit deri më: 20 Prill 2023
3. Data e duhur e konferencës: 28 Prill 2023
Faleminderit për mirëkuptimin!