Vizitë nga KFOR-I /Ushtria Britanike në Kolegjin Biznesi!

Me kënaqësi mirëpriëm përfaqësues nga ushtria Britanike e cila ështe pjesë shumë e rendësishme e trupave paqëruajtse te KFOR në Kosove!
Vizita e përfaësuesve të ushtrisë Britanike u realizua në ambientet e Kolegjit Biznesi, me iniciativen e KFOR-it Britanik, për të shkëmbyer pikpamje nga fusha ekonomike e jetës në Kosove. Shteti i Kosovës me gjithë se i ri ka arrituar shumë, dhe në një kohë shumë të shkurtër, që të nërtohet duke arritur, dhe kapercyer edhe shtete të rajonit në fusha të caktuara.
Megjithatë, Kosova si shtet ka shumë sfida perballë, që duhet t’i kapërcej në mënyë që zhvillimi i shtetit të jetë ne nivelet e vendeve partnere dhe mbështetëse.
Fakti që përfaqësuesit ushtarak të Britanis së Madhe kanë shprehur vullnet të këmbejnë mendime lidhur me qështjet ekonomike me profesor dhe hulumtues nga Kolegji Biznesi, na bën të ndihemi edhe më të përgjegjshëm ndaj shtetit dhe kontributit tonë si institucin ne shoqeri.
Bashkepunimi, ndarja e pikpamjeve dhe përvojave me institucionet mbështëse të shoqëris dhe shtetit të Kosovës ështe një nga detyrat dhe obligimet morale që çdo institucion shekncor dhe arsimore ka ndaj Republikës së Kosovës.