LIGJERAT E HAPUR NGA PARTERËT E INDUSTRIS PËR STUDENTËT E KOLEGJIT BIZNESI

DREJTOR I ZBATIMIT TË LIGJIT NË DOGANEN E KOSOVËS DRITON AZEMI MBAN LIGJËRATË ME Titull Ndikimi i Investimeve të Huaja në Ekonominë e Kosovës me STUDENTËT E KOLEGJIT “BIZNESI”

Në kuadër të aktiviteteve akademike dhe bashkëpunimit me industrinë, Kolegji “Biznesi” organizoi një ligjëratë të veçantë me temën “Ndikimi i investimeve të huaja në zhvillimin e ekonomisë së Kosovës”. Ligjërata u mbajt nga Driton Azemi drejtor i zbatimit të ligjit në doganen e Kosovës, dhe përfaqësues i industrisë, i ftuar për të ndarë njohuritë dhe përvojën e tij me studentët.
Gjatë ligjëratës, z. Azemi theksoi rolin kyç të investimeve të huaja në rritjen ekonomike të Kosovës, duke përmendur faktorët kryesorë që ndikojnë në tërheqjen e investitorëve të huaj. Ai diskutoi sfidat dhe mundësitë e tregut kosovar, duke sjellë shembuj konkretë të investimeve të suksesshme që kanë kontribuar në zhvillimin e sektorëve të ndryshëm ekonomikë.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të programit të bashkëpunimit të Kolegjit “Biznesi” me ekspertë dhe profesionistë të fushës, duke u mundësuar studentëve një qasje më të gjerë në njohuritë praktike dhe trendet aktuale të ekonomisë. Studentet patën mundësinë të bëjn pyetje dhe të diskutojnë mbi sfidat e mjedisit të biznesit në Kosovë.
Kolegji “Biznesi” vazhdon të angazhohet në organizimin e ngjarjeve akademike dhe profesionale me qëllim të përgatitjes së studentëve për tregun e punës dhe zhvillimin e aftësive të tyre praktike.