Fituesit e Vendit të Parë në Garën Ndërkombëtare për Idenë më të Mirë të Biznesit

Pas 9 javësh pune intensive, kreativiteti dhe bashkëpunimi ndërkombëtar kulmuan në finalen e madhe të Project Work 2025, ku më shumë se 100 studentë nga 12 universitete në 9 vende të Ballkanit dhe BE-së, të ndarë në 13 ekipe ndërkombëtare, prezantuan zgjidhje inovative për projektin TransDinarica – një nismë ndërkufitare për turizëm të qëndrueshëm që promovon çiklizmin, kulturën lokale dhe inovacionin digjital.
Vendi i Parë shkoi për ekipin "Echoes of Dinarica: Hear the Balkans, Feel the Story", një ide unike që përmes tregimeve autentike, përvojave kulturore dhe zërit të komuniteteve lokale, e sjell rajonin e Ballkanit më afër vizitorëve dhe turistëve përmes teknologjisë dhe ndjeshmërisë kulturore.
Në këtë ekip të suksesshëm ishte edhe Bardh Brahaj, student i dalluar nga Kolegji Biznesi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij ndërkombëtarë: Anxhela Cani, Melina Jace, Alisa Zana, Amar Mahmutovic, Kamelia Hadzijusufovic, Matty Driesnack dhe Vinicius Bueno Lobo Martins.
Kjo fitore është një dëshmi e angazhimit, kreativitetit dhe përgatitjes së studentëve tanë për të qenë liderë të së ardhmes në inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm ndërkombëtar.
Urime Bardh Brahaj dhe gjithë ekipit për këtë arritje të jashtëzakonshme! Jemi krenarë për ju!