MENAXHIMI I PORTOFOLIT SI AFTËSI JETËSORE- HYRJE NË INVESTIME PËR STUDENTË

Ligjëratë Ekstrakurrikulare: Menaxhimi i Portofolit si Aftësi Jetësore Në kuadër të aktiviteteve ekstrakurrikulare që synojnë zhvillimin profesional dhe vetëdijesimin financiar të studentëve, në Kolegjit Biznesi, u mbajt një ligjëratë me temën: “Menaxhimi i Portofolit si aftësi jetësore: Hyrje në investime për studentë”, e organizuar nga te gjitha programet e Kolegjit Biznesi.
Ligjërata u zhvillua me pjesëmarrjen aktive të studentëve të te gjith programeve të Kolegjit Biznesi”, dhe kishte për qëllim të nxisë mendimin kritik dhe aftësitë bazike në fushën e investimeve personale.
U trajtuan çështje thelbësore si:
• Çfarë është portofoli i investimeve dhe pse ka rëndësi?
• Si të ndërtojmë një portofol të thjeshtë por të balancuar?
• Parimet bazë të diversifikimit dhe menaxhimit të rrezikut
• Psikologjia e investimeve dhe roli i disiplinës financiare Aktiviteti u udhëhoq nga prof.asoc. dr. Betim Spahiu, i cili përçoi njohuri praktike dhe këshilla të dobishme për studentët. Përmes pyetjeve dhe diskutimeve interaktive, studentët patën mundësinë të kuptojnë më mirë si funksionon tregu financiar dhe cilat janë hapat fillestarë për të menaxhuar me përgjegjësi asetet personale në të ardhmen. Kolegji ynë vazhdon të promovojë iniciativa që kontribuojnë në përgatitjen e studentëve për sfidat reale të tregut të punës dhe jetës financiare, duke integruar mësimin praktik me edukimin formal.