“Erasmus Day @ Kolegji Biznesi”, 20 tetor 2025

Kjo ditë iu dedikua përvojës, mundësive dhe frymëzimit që programi Erasmus+ ofron për studentët dhe stafin e institucionit.

Gjatë aktivitetit, studentët e Kolegjit Biznesi do të kenë mundësinë të:

  • Mësojnë më shumë rreth Programit Erasmus+ dhe mundësive që ofrohen për studime, praktika dhe mobilitete ndërkombëtare;
  • Marrin udhëzime praktike mbi procesin e aplikimit, përzgjedhjen e universiteteve partnere dhe përgatitjen për përvojën ndërkombëtare;
  • Dëgjojnë histori frymëzuese nga studentë dhe alumni që kanë përfituar nga programi, duke ndarë përvojat e tyre akademike dhe kulturore në vende të ndryshme të Evropës.

Në event marrin pjesë:

  • Prof. Dr. Shyqeri Kabashi, Dekan i Kolegjit Biznesi
  • Bartësit e programave të Kolegjit Biznesi
  • Përfaqësues nga Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare
  • Staf akademik dhe studentë alumni, të cilët ndanë përvoja dhe këshilla për gjeneratat e reja të studentëve.

Ngjarja u karakterizohet nga entuziazmi, pjesëmarrja aktive dhe fryma bashkëpunuese, duke reflektuar përkushtimin e Kolegjit Biznesi për të promovuar ndërkombëtarizimin dhe zhvillimin e kompetencave globale te studentët e tij përmes programit Erasmus+.