Hapja e Vitit të Ri Akademik në Kolegjin Biznesi
Kolegji Biznesi hapi zyrtarisht vitin e ri akademik 2025–2026, duke mirëpritur studentët e rinj dhe duke uruar suksese të gjithë studentëve dhe stafit akademik në këtë fillim të ri të rrugëtimit universitar.
Ceremonia e hapjes u zhvillua në ambientet e Kolegjit Biznesi në Prishtinë dhe u shoqërua me një atmosferë festive, entuziazëm dhe frymë bashkëpunimi. Në këtë ngjarje morën pjesë dekanë, profesorë, përfaqësues të administratës akademike, si dhe studentë të rinj nga programet bachelor dhe master.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Prof. Dr. Shyqeri Kabashi, Dekan i Kolegjit Biznesi, theksoi rëndësinë e arsimit cilësor, përkushtimit akademik dhe përgatitjes profesionale të studentëve për tregun e punës, duke theksuar se Kolegji Biznesi mbetet një ndër institucionet më aktive në bashkëpunimin ndërkombëtar, projektet Erasmus+ dhe zhvillimin e lidershipit të ri në Kosovë.
Gjatë ceremonisë, studentët u njohën me programet e studimit, mundësitë për mobilitet ndërkombëtar, qasjen praktike në mësimdhënie si dhe aktiviteteve studentore që do të pasurojnë përvojën e tyre akademike gjatë vitit.
Ky fillim i ri shënon një tjetër hap drejt realizimit të misionit të Kolegjit Biznesi – të përgatisë profesionistë të aftë, inovativë dhe të përgjegjshëm për shoqërinë dhe ekonominë e së ardhmes.
Kolegji Biznesi u uron të gjithë studentëve një vit të mbarë, me suksese dhe arritje të reja akademike!