SHPALL KONKURS PËR PRANIMIN E STAFIT AKADEMIK

Mbështetur në dispozitat e nenit 8 të Ligjit të Punës Nr.03/L-212, dispozitave të nenit 26 të Ligjit mbi Arsimin e Lartë të Kosovës Nr.04/L-037, si dhe në mbledhjen e Këshillit të Lartë Mësimor Shkencor të datës: 24.06.2022, të Kolegjit “BIZNESI” Prishtinë dhe Dega në Prizren:
SHPALL KONKURS PËR PRANIMIN E STAFIT AKADEMIK 28.06.2022 deri më 12.07.2022
I.PROFESOR
1. Dy (2) mësimdhënës me orar të plotë pune në programin MENAXHMENT DHE EKONOMIKS - BA
2. Dy (2) mësimdhënës me orar të plotë pune në programin JURIDIK LLB
3. Dy (2) mësimdhënës me orar të plotë pune në programin MENAXHIMI I EMERGJENCAVE - BA
4. Dy (2) mësimdhënës me orar të plotë pune në programin BANKA DHE FINANCA NË BIZNES - BA
5. Dy (2) mësimdhënës me orar të plotë pune në programin MENAXHMENT DHE FINANCA - MA
6. Dy (2) mësimdhënës me orar të plotë pune në programin MENAXHIMI I EMERGJENCAVE - MA
II.ASISTENT
1. Një (1) asistent për lëndë ekonomike,
2. Një (1) asistent për lëndë juridike,
3. Një (1) asistent për lëndë të emergjencave,
Zgjedhja e personelit akademik do të bëhet në pajtim me dispozitat e Statutit të Kolegjit Biznesi.
Për vendin e punës mësimdhënës, kandidatët e interesuar duhet të kenë të përfunduar doktoratën në lëmin përkatëse dhe punime në revistat si SCOPUS dhe WEB OF SCIENCE.
Për vendin e punës asistent, kandidatët e interesuar duhet të kenë të përfunduar studimet Master në lëmin përkatëse, preferohet të kenë të regjistruar studimet e doktoratës (PhD).
Njohja e gjuhës angleze apo e ndonjë gjuhe tjetër të huaj është përparësi për aplikantët.
Kandidatët që paraqiten në konkurs duhet ti paraqesin këto dokumente: Kërkesën me biografi (CV), Kopjen e diplomës përkatëse të noterizuar (vërtetuar), Certifikatën e lindjes, Kopjen e letërnjoftimit.
Kandidatët që kanë doktoruar ose kanë përfunduar studimet Master jashtë vendit duhet të sjellin edhe dëshmi për nostrifikimin e diplomës përkatëse nga MASHT-i, në të kundërtën, dosja e aplikantit do të konsiderohet e pakompletuar.
Konkursi mbetet i hapur nga 28.06.2022 deri më 12.07.2022.
Paraqitja e dokumenteve: Rr.Motrat Qiriazi 29, 10000 Prishtinë, Kosovë ose përmes e-mail: [email protected]
Aplikacionet e arritura pas afatit dhe ato të pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim.
Konkursin mund ta gjeni të publikuar edhe në web faqen: www.kolegjibiznesi.com
Aplikacionin mund ta shkarkoni në ueb faqen: www.kolegjibiznesi.com ose mund ta merrni në zyrat e Kolegjit Biznesi.