Menaxhment dhe ekonomiks

Qëllimi dhe objektivat:

Programi studimor Menaxhment dhe ekonomiks ka për qëllim të përgatis studentët dhe të pajis studentën me njohuri të mjaftueshme për një karrierë në fushën e menaxhmentit dhe ekonomisë. Me theks të veçantë në aftësitë konceptuale dhe praktike, programi synon të zhvillojë një gamë të gjerë aftësish që do ti përgatisin studentët për sfidat dhe detyrat e menaxhimit në bizneset e ndryshme, institucione financiare, fushat e financave dhe menaxhmentit, dhe sektorë të tjera të njëjta. Programi i ofruar ndihmonë në përshtatjen e studentëve për tregun e punës dhe për nevojat e ndryshme të industrisë.
Programi po ashtu reflekton rëndësinë e aftësive teorike dhe praktike në menaxhimin e proceseve të ndryshme në punë. Ky qëndrim i përfshirjes së teorisë në praktikë do të ndihmojë studentët në zbatimin e njohurive të fituara në situata reale të biznesit.
Në një kontekst më të gjerë, programi po përgatit studentët për të kontribuar në arritjen e qëllimeve të organizatave. Përmes menaxhimit të talenteve, sigurimit të kënaqësisë në punë dhe angazhimit të punonjësve, si dhe menaxhimit efektiv të performancës së biznesit, studentët do të kenë mundësinë të jenë pjesë e zhvillimit dhe suksesit të organizatave në mjedisin e biznesit.
Përmbyllësisht, kjo përshtatje e thellë në praktikat e menaxhmentit dhe ekonomisë e bën këtë program studimi një zgjedhje të shkëlqyer për ata që dëshirojnë të ndërtojnë një karrierë të suksesshme dhe të kontribuojnë në zhvillimin e bizneseve dhe organizatave në një mjedis ekonomik të ndryshuar.

Rezultatet e mësim nxënies

Rezultatet e mësim nxënies përfshijnë njohuritë, aftësitë dhe kompetencat që një i diplomuar në Menaxhment dhe Ekonomiks do të arrijë nga programi.

  • Rezultatet e mësim nxënies të Programit Studimor Të diplomuarit në Menaxhment dhe Ekonomiks
  • Arsimi akademik Të përgatisë të diplomuarit si profesionistë në Menaxhment dhe Ekonomiks
  • Njohuri për zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe menaxheriale Përdor njohuritë e fituara në mënyrë efikase për çështje që kanë të bëjnë me fushën shkencore të menaxhmentit dhe ekonomisë për të zgjidhur problemet;
  • Analiza e problemit Identifikojnë, formulojnë, hulumtojnë literaturën dhe zgjidhin probleme komplekse ekonomike dhe menaxheriale duke arritur në përfundime të vlefshme, duke përdorur parimet themelore të menaxhmentit, ekonomisë dhe disiplinave në fushat përkatëse.
  • Dizajnimi/Zhvillimi i zgjidhjeve Dizajnojnë dhe vlerësojnë zgjidhjet për problemet ekonomike dhe menaxheriale, dizajnojnë dhe vlerësojnë sisteme, komponentë ose procese që plotësojnë nevojat e specifikuara duke marrë parasysh çështjet e duhura për shëndetin dhe sigurinë publike, kulturore, sociale dhe mjedisore
  • Përdorimi modern i mjeteve Krijojnë, zgjidhin, përshtatin dhe aplikojnë teknika, burime dhe mjete moderne ekonomike dhe menaxheriale për aktivitetet përkatëse, duke kuptuar kufizimet me të cilat përballen.
  • Puna individuale dhe ekipore Aftësia për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar diversitetin në mjediset profesionale është thelbësore, veçanërisht në kontekstin e menaxhmentit dhe ekonomisë.
  • KomunikimiStudentët zhvillojnë aftësitë e komunikimit të qartë dhe të efektiv, të nevojshme për të ndarë ide, për të negociuar, dhe për të prezantuar argumente.
  • Profesionalizmi dhe shoqëria në ekonomi Në një ekonomi studentët duhet të kuptojnë dinamikat dhe sfidat e emonomisë dhe menaxhmentit. Kjo përfshin të kuptuarit e ndikimit të enomisë dhe menaxhmentit, politikave tregtare, dhe të menaxhimit të diversitetit kulturor.
  • Etika Kuptojnë dhe angazhohen për etikën profesionale, përgjegjësitë dhe normat e praktikës profesionale të shkencave kompjuterike
  • Të mësuarit gjatë gjithë jetës Njohin nevojën dhe kanë aftësinë për tu angazhuar në mësim të pavarur për zhvillim të vazhdueshëm si profesionist i shkencave kompjuterike

Prof.Asoc.Dr.Vehbi Imeri

Prof.Dr.Shyqeri Kabashi

Prof.Ass.Dr.Nadire Loku

Prof.Ass.Dr.Abetare Kabashi

Prof.Ass.Dr.Burim Morina