Logjistika dhe TI



Kolegji “Biznesi” për ushtrimin e veprimtarisë se tij akademike posedon hapësira duke përfshirë numër të mjaftueshëm të hapësirave për mbajtjen e ligjëratave dhe ushtrimeve duke përfshirë objektet e tij në Prishtinë, Prizren, Gjakovë dhe Vushtrri (salla mësimi për zhvillimin e ligjëratave dhe ushtrimeve, salla konferencash, sallën e teknologjisë informative, klinikën ligjore, bibliotekën, sallën e leximit, poligonin për mbajtjen e ushtrimeve praktike, zyrat e shërbimit administrativ, zyrën për cilësi, zyrën për bashkëpunim ndërkombëtar, sallën e profesorëve) dhe hapësirat e tjera ndihmëse.
Po ashtu në funksion të studentëve, stafit akademik dhe ai administrativë hapësirat e Kolegjit “Biznesi” janë të pajisura me mjete bashkëkohore duke përfshirë, tavolinat dhe karrikat komode për studentë; kompjuterët, printerët dhe pajisjet e tjera logjistike, sistem të nxehjes, ajrosjes, sistemin e sigurisë etj.

Shërbimi i Teknologjisë së Informacionit (IT) është përgjegjëse për sigurimin dhe mbështetjen e të gjitha aspekteve të teknologjisë së informacionit dhe shërbimeve të telekomunikacionit në kampuset e Kolegjit “Biznesi”. IT është përgjegjës për bashkëpunim me stafin akademik dhe administrativ për të lehtësuar përdorimin e teknologjisë aktuale dhe teknologjisë së re të informacionit.
TI mundëson qasje në infrastrukturë dhe shërbime informatike në nivele të ndryshme përdoruesish si: stafi, studentët, alumni, studentët e ardhshëm, kontraktorët, dhe të gjithë individët dhe organizatat tjerë që ndër-veprojnë me Kolegjin “Biznesi”.