Shërbimi financiar



Shërbimi financiar i Kolegjit ”Biznesi” është përgjegjës për kryerjen e të gjitha shërbimeve financiare dhe çështjeve buxhetore në Kolegjin “Biznesi”. Ky shërbim ka një staf profesional  dhe me eksperiencë nga fusha e shërbimeve financiare.
Shërbimi financiar në Kolegjin “Biznesi” kryen këto shërbime financiare, si: përcaktimi i strategjisë zhvillimore dhe buxhetimi, barazimi dhe raportimi i të hyrave, procesimi, aprovimi dhe raportimi i shpenzimeve, menaxhimi i pasurisë fizike dhe materialet hargjuese, menaxhimi i parave të gatshme dhe parave të imta, krijimi dhe zhvillimi i dokumentacionit, ruajtja dhe sistemimi i dokumentacionit dhe raportet në mënyrë fizike dhe elektronike, analizat dhe pasqyrat financiare.
Në mënyrë që të hyrat e Kolegjit “Biznesi” të shfrytëzohen në mënyrë sa më efikase, Shërbimi Financiar, me rregull mban takime ditore, ku theksohet bashkëpunimi i ndërsjellët i akterëve tjerë që ndërlidhen me këtë shërbim.