Financimi

Duke u bazuar në ruajtjen e mirëqenies sociale  dhe motivimin e studentëve, Kolegji ”Biznesi” ofron tarifë të arsyeshme për studime në shumën prej  800 € për këto programe: Menaxhment dhe Ekonomiks (BA), Banka dhe Financa në Biznes (BA), Menaxhimi i Emergjencave (BA), Menaxhimi i politikave të sigurisë (BA) dhe në shumën prej 800 € në programin Juridik i Përgjithshëm (LLB), për një (1) vit të studimeve duke përfshirë edhe TVSH-në.

Tarifa për studime master është 1000€ për vit akademik.

 Kolegji "Biznesi" ofron një program  të veçantë  bursash studimi dhe ndihmë financiare, program punësimi, si dhe një partneritet me një numër bankash i cili lehtëson kreditimin e studimeve. 

Programi i bursave të studimeve përfshinë:
bursa të plota studimi për arritje (suksese në studime) ;
bursa të pjesshme studimi për arritje (suksese në studime);
bursë të pjesshme për bashkëfamiljarë dhe kategori të veçanta ( fëmijë të dëshmorëve dhe viktimave të luftës ; pjesëmarrës të UÇK-së, etj).