Menaxhimi i cilësisë
Programi studimor, në përputhje me Politikën e Sigurimit të Cilësisë dhe Rregulloren për Sigurimin e Cilësisë të miratuara zyrtarisht nga Kolegji BIZNESI, i nënshtrohet sistemit të sigurimit të cilësisë, proceseve, mekanizmave, instrumenteve, raportimeve, grumbullimit të të dhënave, afateve kohore, ciklit të cilësisë dhe përgjegjësive të të gjithë individëve të përfshirë në këto procese.
Politika për sigurimin e cilësisë është dokument publik, me të cilin janë të familjarizuar i gjithë stafi akademik, administrativ dhe studentët në kuadër të programit studimor. Stafi akademik i rregullt dhe i angazhuar i programit studimor është plotësisht i përfshirë në procesin e sigurimit të cilësisë si në Programin Studimor ashtu edhe në Kolegjin Biznesi.
Stafi akademik është pjesëtar në të gjitha organet akademike-shkencore të institucionit dhe programeve studimore, si në vijim:
- Komiteti Strategjik i Bordit Drejtues – Organi më i lartë drejtues në të cilin aprovohet Politika dhe Strategjia e Sigurimit të Cilësisë në Kolegjin Biznesi.
-
Këshilli i Lartë Mësimor Shkencor (KLMSH) – Organi më i lartë udhëheqës në të cilin miratohen:
- Politika dhe Strategjia e Sigurimit të Cilësisë në Kolegjin Biznesi
- Indikatorët kyç për sigurimin e cilësisë
- Metodat dhe kriteret për vlerësimin e cilësisë
- Anëtarët e Komisionit për Sigurimin e Cilësisë
- Raporti i Vetëvlerësimit të Kolegjit Biznesi
- Raportet e Vetëvlerësimit të Programeve Studimore
- Vendimet për aktivitetet e nevojshme për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë në Programet Studimore dhe në Kolegjin Biznesi
-
Këshilli i Programit Studimor – Organi më i lartë udhëheqës i Programit Studimor, në të cilin miratohen:
- Anëtarët e Komisionit për Sigurimin e Cilësisë në nivel të Programit Studimor
- Raporti i Vetëvlerësimit të Programit Studimor
- Vendimet për aktivitetet e nevojshme për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë në Programin Studimor
-
Komisioni për Sigurimin e Cilësisë – Komision qendror në të cilin:
- Implementohet Politika dhe Strategjia e Sigurimit të Cilësisë në Kolegjin Biznesi dhe Programet Studimore
- Realizohet procesi i grumbullimit të të dhënave për vlerësimin e cilësisë (procesi i anketimit)
- Hartohen Raportet e Vetëvlerësimit të Kolegjit Biznesi dhe Programeve Studimore
- Planifikohen aktivitetet për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë në Kolegjin Biznesi dhe Programet Studimore
