Misioni dhe Vizioni

Deklarata e Misionit të Kolegjit Biznesi Dega Prizren është:

 Kolegji Biznesi Prishtinë vazhdon traditën e tij akademike pozitive, krijon mjedise dhe përvoja akademike transformuese për të realizuar potencialin e plotë të studentëve të tij, zbaton standarde të përparuara të mësimdhënies, zhvillon hulumtime shkencore dhe, duke i shërbyer komunitetit, ndihmon në zhvillimin ekonomik të vendit në përgjithësi.

 Deklarata e Vizionit të Kolegjit Biznesi Dega Prizren është:

 Institucion arsimor-shkencor i njohur gjerësisht për përsosmëri akademike, hulumtim shkencor, cilësi, rëndësi dhe ndikim në komunitet, i fokusuar në mësimnxënie, duke krijuar një mjedis në të cilin studentët, mësimdhënësit dhe i tërë komuniteti mund të arrijnë potencialin e tyre maksimal.