Ligjëratë e hapur me profesorë nga Lituania

Profesorët Daumantas Bockus dhe Šarunas Banevicius nga Kolegji i Biznesit në Lituani, përshkruar si ekspertë në fushën e turizmit dhe ekonomisë, do të ndajnë njohuritë e tyre në Kolegjin "Biznesi" në Prishtinë.
Me një përvojë të pasur dhe një qasje të përparuar në fushën e tyre, ata do të ofrojnë perspektiva të reja dhe strategji inovative për të promovuar turizmin dhe për të ndihmuar në zhvillimin profesional. Të pranishmit do të kenë mundësinë të mësojnë nga eksperiencat e tyre dhe të shkëmbejnë idetë për të avancuar sektorin e turizmit në vend.
Më 30 prill 2024 do të ligjërohen temat: “Concept and dimensions of the sustainable development” dhe “Key actors in sustainable tourism” nga assoc.prof.dr.Daumantas Bockus Ndërsa,
Më 2 maj 2024 do të ligjërohet tema:

“Health tourism—concept,motivations, ecouraging and inhabiting factors and cooperation mechanism” nga assoc.prof.dr. Šarunas Banevicius
Përfitimet e studentëve do të jenë të shumta, ndër to pa hamendësim, zgjerimi i njohurive dhe aftësive në fushën e turizmit dhe zhvillimit, përgatitja për sfidat dhe mundësitë e karrierës në tregun global, nxitja e bashkëpunimit ndërkulturor dhe respekti për diversitetin, dhe inspirimi për inovacion dhe ndikimi pozitiv në industrinë e turizmit në Kosovë dhe jashtë saj.
Të gjitha ligjëratat do të mbahen në sallën e konferencave në Kolegjin “Biznesi”