Thirrje e hapur për shkëmbim semestral/vjetor në Portugali

Shkëmbi i studentëve midis Kolegjit “Biznesi” në Prishtinë dhe Instituto Politécnico de Bragança – Bragança Polytechnic University (IPB) në Portugali është një shkëmbim kulturor dhe arsimor tejet i rëndësishëm.
- Numri i studentëve pjesëmarrës: 4 studentë
- Detajet e granteve Erasmus+:
Mbështetja individuale (5100€)
* Granti i udhëtimit (360€)
- Kohëzgjatja e studimeve për studentët e mobilitetit: 1 vit / 2 semestra në IPB nga shtatori 2024 deri në korrik 2025
- Fusha e studimeve: Sipas Marrëveshjes Ndërinstitucionale – Informatikë (Shkenca Kompjuterike) dhe Menaxhment (Menaxhment dhe Ekonomiks)
- Niveli i studimeve: Bachelor ose Master
- Dokumentet e kërkuara:
* Programi i studimit në universitetin e origjinës
* Transkripti i shënimeve në anglisht me listën dhe notat e njësive të lëndëve që studenti ka përfunduar në universitetin e origjinës.
* CV
* Pasaporta e studentit
* Dokument që thotë se studenti ka përfunduar shkollën e mesme (vetëm për studentët bachelor)
Kushtet:
Për studentët e diplomës master:
Të ketë përfunduar të paktën 2 semestra akademikë në universitetin e origjinës (ekuivalente me 60 ECTS);
Për studentët bachelor:
Të ketë përfunduar së paku 4 ose 6 semestra akademikë (120/180 ECTS, varësisht nëse diploma bachelor korrespondon me 3 ose 4 vite studime) në universitetin e origjinës.
Afati i fundit për aplikim: 20 Tetor 2024.
Studentët do të përfitojnë nga ky shkëmbim në shumë mënyra. Ata do të përfitojnë njohuri të reja akademike duke eksploruar sistemet dhe metodologjitë e mësimdhënies në një mjedis tjetër universitar.
Për informata shtesë kontaktoni zyren për ndërkombëtarizim: [email protected]