Trajnim mbi Business Model Canvas si pjesë e projektit COWEB
Gjatë zbatimit të VCL Ndërkombëtar si pjesë e Projektit COWEB, partnerët nga Universiteti i Salentos ofruan një prezantim të shkurtër mbi Kanavacën e Modelit të Biznesit. Një model i ri bashkëkohor që do ti ndihmojë studentët dhe profesionistët të zhvillojnë idetë e tyre të biznesit në një mënyrë të ndryshme dhe më moderne.
Ky mjet ndihmon në përcaktimin e elementëve kryesorë të një biznesi, siç janë partnerët kryesorë, aktivitetet, burimet, propozimet e vlerës, marrëdhëniet me klientët, kanalet, segmentet e klientëve, struktura e kostos dhe rrjedhat e të ardhurave.