Mirëpritje Inspiruese për Nxënësit e Shkollës Lazgush Poradeci në Kolegjin Biznesi
Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim një grup nxënësish nga Shkolla e Mesme "Lazgush Poradeci" - Malishevë, të cilët vizituan Kolegjin Biznesi në Prishtinë.
Gjatë vizitës, nxënësit u njoftuan nga afër me:
Programet tona studimore në fusha të ndryshme të biznesit,
Infrastrukturën moderne që ofron kolegji ynë,
Mundësitë për zhvillim akademik dhe profesional, si dhe
Sukseset e studentëve tanë brenda dhe jashtë vendit.
Kjo vizitë kishte për qëllim t’i ndihmojë maturantët në orientimin e tyre drejt studimeve të larta – dhe ne jemi gjithmonë të hapur për t’i mbështetur në këtë rrugëtim!