Vizitën e Stafit të Kolegjit Biznesi në Java Ndërkombëtare 2025 në WAB
Në kuadër të Javës Ndërkombëtare 2025, e cila u zhvillua nga data 19–23 maj në Wroclaw Academy of Business (WAB) në Poloni, stafi i Kolegjit Biznesi pati kënaqësinë të marrë pjesë në një ngjarje akademike dhe kulturore me përmasa ndërkombëtare.
Gjatë kësaj jave frymëzuese, WAB priti përfaqësues nga 10 shtete dhe 3 kontinente, përfshirë edhe Kosovën, duke përfaqësuar denjësisht arsimin e lartë kosovar. Në kuadër të programit, u zhvilluan leksione të hapura për studentë dhe nxënës të shkollave të mesme, të mbajtura nga ligjërues të njohur si:
• Dr Rob Davidson (Universiteti i Greenwich, Mbretëria e Bashkuar) – “Brandim personal”
• Dr Sotiris Karagiannis (Universiteti i Nju Jorkut në Pragë, Çeki) – “Prezantimi me besim”
Stafi ynë mori pjesë në workshope interaktive, përvoja të rrjetëzimit dhe sesione trajnimi mbi metodat e angazhimit në klasë. U organizuan gjithashtu aktivitete kulturore si lojërat ndërkulturore “Polish Bingo” dhe vizitat në atraksionet historike dhe kulturore.
Faleminderit WAB për mikpritjen, organizimin e shkëlqyer dhe përvojën e paharrueshme.
Kolegji Biznesi mbetet i përkushtuar për të ndërtuar ura bashkëpunimi që nxisin cilësinë dhe ndërkombëtarizimin në arsim.