Mobiliteti i Studentëve përmes Erasmus+

Studentët e Kolegjit Biznesi, Liridon Pajaziti dhe Edon Gashi, nga programi i Menaxhimit të Emergjencave, do ë zhvillojnë mobilitetin e tyre studimor përmes programit Erasmus+ në VSB – Technical University of Ostrava, Republika Çeke.

Ky mobilitet u mundëson studentëve të fitojnë përvoja të reja akademike, të shkëmbejnë njohuri me studentë ndërkombëtarë dhe të zhvillojnë aftësi të reja profesionale në fushën e menaxhimit të emergjencave.