Programi i Lidershipit në Arsimin e Lartë , Trajnim i trajnerëve!

Kolegji Biznesi ka kënaqësinë të njoftojë se do të organizojmë Punëtorinë “Trajnimi i Trajnerëve” si pjesë e Projektit LEADALKO , i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.
Ky program gjithëpërfshirës trajnimi do të bashkojë organet e brendshme institucionale, si dhe palët e jashtme të interesit që kontribuojnë në mënyrë aktive në zhvillimin e arsimit në Kosovë. Punëtoria synon të rrisë kapacitetet, të forcojë lidershipin në akademi dhe të mbështesë praktikat moderne të, udhëheqjes institucionale dhe mësimdhënies, të përqendruara te studenti.
Jemi të nderuar që ky trajnim do të ofrohet me mbështetjen e një ekipi ndërkombëtar ekspertësh nga Britania e Madhe dhe Malta, përvoja dhe ekspertiza e të cilëve do ta pasurojnë ndjeshëm procesin e të nxënit.
Kolegji Biznesi pret me padurim të mirëpresë të gjithë pjesëmarrësit dhe të vazhdojë angazhimin tonë për të avancuar cilësinë dhe inovacionin arsimor në Kosovë.