Dita e tretë e Programit të Lidershipit në Arsimin e Lartë: Trajnerët nga Kosova dhe Shqipëria përmbyllin fazën përgatitore
Programi i Lidershipit në Arsimin e Lartë, i zhvilluar gjatë vitit të parë të projektit “Leadership Capacities Development in Higher Education across Albania and Kosovo (LEADALKO)”, gjatë këtyre tri ditëve ka vazhduar përgatitjet intensive për fillimin e fazës së pilotimit përmes përzgjedhjes dhe përgatitjes së trajnerëve të programit.
Për të shtatë modulet e këtij programi janë përzgjedhur trajnerë nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët gjatë këtij seminari treditor, nën udhëheqjen e ekspertëve ndërkombëtarë të lidershipit nga Anglia dhe Sllovenia, kanë përfituar njohuri, aftësi dhe shkathtësi thelbësore për implementimin efektiv të programit.
Programi synon të pilotohet në periudhën janar–qershor 2026, duke ofruar trajnim dhe përgatitje në fushën e lidershipit për:
- Stafin menaxherial
- Stafin akademik
- Stafin administrativ të universiteteve partnere në projekt nga Kosova dhe Shqipëria
- Përfaqësues të institucioneve arsimore në nivel qendror dhe lokal
- Managerial staff
- Academic staff
- Administrative staff of partner universities in the project from Kosovo and Albania
- Representatives of educational institutions at the central and local levels